Kërkohet hetim ndërkombëtar për Agjencinë e Akreditimit

  • 22 January 2020 - 16:08
Kërkohet hetim ndërkombëtar për Agjencinë e Akreditimit

Kolegji ISPE i`u bashkohet thirrjeve të fundit të disa antarëve të Bordit të Agjencisë së Akreditimit (KSHC) për prokurorinë e shtetit për të ndërmarrë hetime sa i përket manipulimeve dhe orkestrimeve të procesit të akreditimit nga ana AKA-së. Ne nga Kolegji ISPE ofrojmë gatishmërinë tonë për bashkëpunimin e plotë me organet kompetente të shtetit në këtë drejtim. Gjithashtu përmes kësaj komunikate dëshirojmë të informojmë opinionin e gjërë publik, por edhe insitucionet se, thirrjet e disa anëtarëve të Bordit të Agjencisë së Akreditimit (KSHC), që i referohen orkestrimeve dhe manipulimit të procesit të akreditimit nga ana e vetë Agjencisë në fjalë. Por dëshirojmë të tërheqim vëmendjen se thirrjet e fundit të disa anëtarve të Bordit të AKA-së nuk përfshijnë të gjitha shkeljet ligjore të kryera nga ana e këtij institucioni. Ne dëshirojmë të tërheqim vëmendjen e opinionit të gjërë dhe institucioneve të Kosovës si në vijim:

I. Përjashtimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga ENQA dhe EQAR.

1. Kolegji ISPE qysh me datë 8 gusht 2018 në një konferencë për shtyp të organizuar në ambientet e Kolegjit ISPE, ka informuar opinion e gjërë publik por edhe Institucionet e Shtetit të Kosovës se për të gjitha shkeljet nga ana e Agjencisë së Akreditimit në raport me Kolegjin ISPE, do të informojmë agjencitë e specializura Evropiane në fushën e arsimit përaktësisht ENQA dhe EQAR. Në të njetën kohë për hirë të tranparencës e kemi publikuar edhe tekstin e letres që i`a kemi drejtuar ENQA-së dhe EQAR në atë kohë;
2. Në shtator të vitit 2019, Agjencia e Kosovës për Akreditim përjashtohet nga ENQA dhe EQAR. Në arsyetimin e përjashtimit në letren e datës 1 tetor 2019 të Presidentit të Bordit të ENQA-s, z. Christoph Grolimund, drejtuar ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Agjencisë së Akreditimit, z. Avni Gashi, listohen pothuajse arsyet e njëjta për të cilat përjashtohet Agjencia e Akreditimit, të cilat Kolegji ISPE i kishte bërë publike në gusht të vitit 2018;
3. Në dokumentin e përjashtimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga ENQA dhe EQAR theksohet poashtu se AKA-ja nuk ka të drejtë aplikimi për dy vitet e ardhshme, shto këtu edhe periudhën e vlerësimit pas eventualisht aplikimit. Si pasoj e kësaj Kosova do të jetë për së paku katër vitet e ardhshme jashtë agjencive kryesore evropiane dhe rrjedhimisht të gjithë studentët e Kosovës do të kenë probleme të mëdha në njohjen e diplomave të tyre në të gjitha vendet anëtare të ENQA-së dhe EQAR-it;
4. Edhe pas përjashtimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga ENQA dhe EQAR nuk është ndërmarr asnjë masë për përmirësimin e situatës në këtë Agjenci nga ana e institucioneve të shtetit të Kosovës. Përkundrazi çështja e përjashtimit është heshtur dhe nuk përmendet fare, edhe pse kjo është humbja më e madhe në sistemin e arsimit të lartë në dy dekadat e fundit;
5. Prokuroria e shtetit duhet të orientojë hetimet e saja për të zbuluar se cilat janë shkaqet që çuan deri në përjashtimin e Agjenecisë së Kosovës për Akreditim dhe kush janë përgjegjësit e kësaj situate me pasoja të mëdha për më shumë se 100.000 studentë Kosovar.

II. Veprimtaria e Agjencisë së Kosovës për Akreditim në raport me Kolegjin ISPE pas përjashtimit të saj nga ENQA dhe EQAR.

1. Agjencia e Kosovës për Akreditim qëllimshëm ka vonuar trajtimin e aplikacionit të Kolegjit ISPE deri në momentin e skadimit të afatit të lejeve të qëndrimit të stafit të deklaruar nga Kolegji ISPE. Në momentin e skadimit të afatit të lejeve të qëndrimit të stafit të deklaruar nxjerr vendim për refuzimin e tërshishëm të Kolegjit ISPE, me arsyetimin se lejet e qendrimeve të stafit të deklaruar kanë skaduar. Ftojmë Prokurorin e shtetit që në mënyrë specifike ta hetojë edhe këtë rast ndër të tjera shkelje të Agjencisë Së Kosovës për Akreditim;
2. Në tetor të vitit 2019 Agjencia e Akreditimit na njofton se ka organizuar vizitën e ekspertëve për vlerësim të programit BA në Infermieri, vetëm tre ditë para se të ndodhte vizita e ekspertëve në fjalë, e që është në kundërshtim me aktet ligjore që e rregullojnë procesin e akreditimit dhe normalisht është e pa mundur që brenda tre ditëve ekspertët në fjalë të mund të vlerësojnë dokumentacionin përkatës prej më shumë se 500 faqe, i cili program është aplikim i përbashkët i Kolegjit ISPE me Universitetin e Seinajokit nga Finlanda e që njohjet e diplomave të studentëve të diplomuar në këtë program nuk do të kishin telashe në njohjen e tyre pasi që të gjithë studentët pjesë e këtij programi, pas diplomimit do të pajiseshin me diplomë nga Finlanda.;
3. Ekspertët në fjalë të kontraktuar nga AKA-ja, për të vlerësuar programin BA në infermieri diplomë e përbashkët, njëri nga ata nuk kishte të bënte asgjë me fushën e infermierisë, ndërsa tjetri dyshohet që është staf i deklaruar i njërit nga insitucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë. Kjo në fakt paraqet shkelje të ligjit dhe konflikt të drejtëpërdrejt të interesit e që korrespodon plotësishtë me atë çka është deklaruar nga disa prej anëtarëve të Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (KSHC) sa i përketë orkestrimeve dhe manipulimeve të procesit të akreditimit dhe normalisht akreditimet apo refuzimin e akreditimeve në mënyrë selektive. Kjo çështje poashtu duhet të hetohet nga prokuroria e shtetit në mënyrë specifike për çka ne ofrojmë gatishmërinë tonë të plotë për të bashkëpunur;
4. Edhe pse aplikacioni për Programin Diplomë e Përbashkët në BA Infermieri nga Universiteti i Seinajokit nga Finlanda dhe Kolegji ISPE ishte bërë për vitin akademik 2019/20, sot e asaj dite nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare për këtë program nga Agjencia e Kosovës për Akreditim edhe pse tani jemi në fund të semestrit respektivë;
5. Për ketë program Universiteti partner nga Finlanda dhe Presidenti i Konferencës së Rektorëve nga Finlanda i ishte drejtuar të gjitha insitucioneve respektive në Kosovë dhe nuk ishte ndërmarrur asnjë veprim nga insitucionet e Republikës së Kosovës. Pas kësaj të njëjtit i drejtohen agjencive të specializura evropiane ENQA dhe EQAR në lidhje me shkeljet e Agjencisë së Akreditimit të Kosovës. Të gjitha këto çka u thanë më lartë por edhe dëshmi të tjera do të vendosen në dispozicion të prokurisë së shtetetit në raste se prokuroria shpreh interes;

III. Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Avokati i Popullit

1. Pasi që shkelejt e Agjencisë së Akreditimi ishin të vazhdueshme dhe ishin shterur të gjitha mundësit e tjera të ankimimit në AKA dhe kjo e fundit as nuk përgjigjej në Ankesat e Kolegjit ISPE, duke e injoruar plotësishtë të drejtën e Ankesës, Kolegji ISPE i drejtohet Avokatit të Pupullit në lidhje me shkeljet e Agjencisë së Akreditimit;
2. Në mars të vitit 2019, Avokati i Popullit në letrën e tij të Rekomandimit për AKA-në, gjenë së AKA-ja në raport me Kolegjin ISPE kishte shkelur të katër ligjet bazë që e rregullojnë këtë proces por edhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës sa i përketë të drejtave të njeriut. Do të thotë përveç që ka shkelje të ligjeve bazë, Agjencia e Akreditimit në raport me Kolegjin ISPE kishte bërë edhe shkeljen e të drejtave fundamentale të njeriut. Edhe pas kësaj asnjëherë nuk ishte ndërmarr ndonjë masë nga institucionet e shtetit në funksion të përmirësimit të kësaj situate.

IV. Hetim nga një Komision i Specializuar Ndërkombëtar për vendimet e Agjencisë së Kosovës për Akreditim ndaj Kolegjit ISPE

1. Duke e parë që pavarësisht shkeljeve të vazhdueshme nga AKA-ja në raport me Kolegjin ISPE, përjashtimit të saj nga ENQA dhe EQAR, letrës së Institucionit të Avokatit të Popullit dhe raporteve të Inspektoratit të Arsimit, i cili gjenë se AKA-ja kishte nxjerrë vendime të paligjshme në raport me Kolegjin, nuk është ndërmarr asnjë masë në funksion të përmirësimit të gjendjes. Kolegji ISPE ka filluar një proces i cili ka qëllim të shpije në një moment ku një Komision Ndërkombëtar do të hetoj në mënyrë të pa kufizuar AKA-në për gjithë veprimtarinë e saj në raport me Kolegjin ISPE;
2. Dëshirojmë poashtu të informojmë opinionin e gjërë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, njëjtë sikur në vitin 2018 që kemi qenë transparent sa i përket bashkëpunimit me ENQA-në dhe EQAR-in, në lidhje me raportimin e shkeljeve të AKA-së në raport me Kolegjin ISPE gjithmonë pas shterjes së të gjitha mundësive brenda strukturës institucionale në Kosovë për hapat që janë ndërmarr dhe do të ndërmerren nga Kolegji ISPE dëshirojmë të iu infomromjmë si në vjim:
a) Kemi kontaktur një numër të ekspertëve të jashtëm të kontratuar nga ana e Agjencisë së Akreditimit gjat viteve për proceset e akreditimeve në Kosovë dhe kemi kërkuar nga ata të dëshmojnë në këtë proces; Një pjesë e konsiderushme e tyre janë të gatshëm që të ofrojnë dëshmitë e tyre në këtë proces;
b) Kemi kontaktuar ENQA-n dhe kemi kërkuar edhe nga ata që të ofrojnë dëshmin e tyre në këtë proces;
c) Jemi në proces për të kontaktuar UNESC-on, pjesë e të cilës organizatë Kosova dëshiron të bëhet pasiqë 40% e aktivitetve të UNSECO është arsimi; dhe jemi të vetëdijshëm që pas ankimimit për gjendjen në Agjencinë e Kosovës për Akreditim do të lëndohet edhe më tutje procesi i antarsimit të Kosovës në këtë organizatë shumë të rëndësishme dhe për këtë normalisht barra e përgjegjesisë bie te vet kjo Agjenci, përktësisht tek zyrtatët e saj që e kanë katandisur këtë insitucion shtetëror në këtë gjendje;
d) Jemi në proces të inicimit të komunikimit me “International Burea of Education”;
e) Jemi në proces të inicimit të komunikimit edhe me disa organizata dhe asociacione ndërkombëtare, në mënyrë që procesi i hetimit të trajtmit të rastit tonë nga ana e Agjencisë së Akreditimit të trajtohet drejtë dhe të ketë epilog të qartë.
Të nderuar qytetarë dhe insitucione të Republikës së Kosovës, Neve na vie shumë keq që situata ka degraduar deri në atë masë ku ne jemi detyruar të informojmë ENQA dhe EQAR për shkelejt e Agjencisë së Akreditimit në rarpot me Kolegjin ISPE. Si rezulat i kësaj, por jo vetëm ka ardhur deri te përjashtimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe si rrjedhojë pasojat e kësaj do t’i bartin studentët dhe vendi ynë. Jemi të vetëdijshëm poashtu që do të ketë ndikime edhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Në këto rrethana, përderisa insitucionet e vendit nuk kanë pasur vullnetin për ta trajtuar të drejtën ligjore të Kolegjit ISPE dhe shkeljet nga ana Agjencisë së Akreditimit, tani e një dekadë, jemi detyruar të dalim përtej nivelit të Kosovës për të kërkuar të drejtat tona.

(Kosova Sot Online)