Kurti priti dy kongresmenë amerikanë, ata e ftojnë për vizitë në SHBA

  • 22 janar 2020 - 19:15
Kurti priti dy kongresmenë amerikanë, ata e ftojnë për vizitë në SHBA

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka njoftuar se sot kryetari i VV’së, Albin Kurti ka pritur në takim Kongresmenët Earl Pomeroy dhe Pia Pyle, që të dy pjesë e ekipit të Senatorit të mirënjohur Robert (Bob) Dole.

Abazi ka thënë se biseda mes tyre është zhvilluar në atmosferë shumë miqësore dhe të ngrohtë.

Ai ka thënë se nga të dy palët u bë përmbledhje e marrëdhënieve dhe kontributit të senatorit Dole dhe zyrtarëve tjerë Amerikan për procesin e shtetndërtimit.

“Gjithashtu u reflektua mbi rëndësinë e bashkëpunimit, informimit të rregullt e të dyanshëm dhe hapave konkret drejtë avancimit të marrëdhënieve bilaterale, në koordinim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne Kosovë. Në përmbyllje të takimit u shkëmbyen ftesat për vizitë të z. Kurti në SHBA”,  ka shkruar Abazi në Facebook.

(Kosova Sot Online)