Lajmi i fundit/ Vetëdorëzohet në Polici autori i vrasjes së të riut

  • 23 January 2020 - 16:39
Lajmi i fundit/ Vetëdorëzohet në Polici autori i vrasjes së të riut

Presioni i Policisë e detyroi Noel Dishin të vetëdorëzohet në Polici, si njëri prej të dyshuarve të vrasjes së të riut Vilson Tafçiu, ngjarje e ndodhur te Astiri të hënën në mbrëmje.

Si rezultat i trysnisë së ushtruar nga ana e Policisë duke kryer kontrolleve të shtuara e të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura, informacioneve të grumbulluara  dhe si rezultat i bashkëpunimit me familjarët  para pak minutash u dorëzua në DVP Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Noel Dishi, i njohur edhe me dy emrat e tjerë me inicialet N. K. dhe M.P. 

Ky shtetas dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit ka vrarë shtetasin Vilson Tafçiu. Në bashkëpunim me prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

(Kosova Sot Online)