Instituti Hidrometeorologjik tregon se si pritet të jetë moti në Kosovë gjatë të premtes

  • 23 January 2020 - 18:57
Instituti Hidrometeorologjik tregon se si pritet të jetë moti në Kosovë gjatë të premtes

Të premten do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK’së, në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, kurse vende-vende parashihet të ketë mjegull.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius”, njofton instituti.

IHMK’ja paralajmëron se do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.

Image

(Kosova Sot Online)