Nga minusi në plus, ky është parashikimi i motit për sot

  • 24 January 2020 - 08:22
Nga minusi në plus, ky është parashikimi i motit për sot

Situata meteorologjike do të vazhdojë të mbetet pothuajse e ngjashme, por që në fushat termike do të ketë ngritje të lehta.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë celsius.

 

Në mëngjes dhe gjatë natës nëpër disa lokalitete do të ketë mjegull, ndërsa ngricat parashihen në gjithë territorin. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindje dhe jugperëndimit.

(Kosova Sot Online)