Po kalonin rrugën për në shkollë, makina përplas tre fëmijët

  • 24 January 2020 - 09:09
Po kalonin rrugën për në shkollë, makina përplas tre fëmijët

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnjë. Mësohet se një makinë ka përplasur tre fëmijë, teksa ishin duke shkuar në shkollë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Allkaj, ku fëmijët janë përplasur nga një automjeti në momentin që po kalonin në anën tjetër të rrugës.

Raportohet se fëmijët kanë pësuar dëme të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon ndërkohë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

(Kosova Sot Online)