Djali nga Suhareka e rreh nënën, arrestohet

  • 24 January 2020 - 10:36
Djali nga Suhareka e rreh nënën, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se një person është arrestuar në Suharekë, pasi që i njëjti e kishte kanosur nënën e tij.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka kanosur nënën e tij viktimën femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, shkruhet në raport të policisë.

(Kosova Sot Online)