Vjen lajmi i keq: Koalicioni Vetëvendosje-LDK drejt dështimit?

  • 24 January 2020 - 13:11
Vjen lajmi i keq: Koalicioni Vetëvendosje-LDK drejt dështimit?

“Realisht nuk ka pas vullnet politik për të bërë koalicion para fushatës as pas fushatës së 6 tetorit, thjeshtë gjithçka po shihet se ishte lojë dhe emetim i negociatave, një lloj simulim i arritjes së marrëveshjes. Në asnjë rast deri më tash nuk janë treguar se të përkushtuar seriozisht për ta bërë koalicionin, deri më tash nuk ka pas vullnet ishte një lloj mashtrimi dhe loje politike që u zhvilluar nga të dyja palët”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Edhe në ditën kur në Prishtinë qëndroi emisari i Presidentit amerikan Donald Trump, ambasadori Richard Grenell, Vetëvendosje dhe LDK nuk kanë ndryshuar qëndrimet e tyre të ngurta rreth koalicionit qeverisës dhe ndarjes së pozitave në qeverisjen e ardhshme.

Ultimatumi i LDK-së për LVV-në skadon ditën e diel, kështu që analistët politikë po i shohin të dështuara të gjitha përpjekjet për të arritur marrëveshje mes LVV-së dhe LDK-së për një koalicion.

Kështu thotë për “Kosova Sot Online” edhe analisti politik dhe profesori i së drejtës, Blerim Burjani, i cili merr për bazë edhe deklaratën e fundit të kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri i cili ka rikujtuar Albin Kurtin se ka afat deri të dielën që ta pranojë ose refuzojë ofertën e LDK-së.

Prandaj sipas Burjanit, me këtë gjuhë komunikimi dhe me këto qëndrime të ngurta, projekti për koalicionin LVV-LDK po shkon drejtë dështimit.

Image
Blerim Burjani

“Realisht nuk ka pas vullnet politik për të bërë koalicion para fushatës as pas fushatës së 6 tetorit, thjeshtë gjithçka po shihet se ishte lojë dhe emetim i negociatave, një lloj simulim i arritjes së marrëveshjes. Në asnjë rast deri më tash nuk janë treguar se të përkushtuar seriozisht për ta bërë koalicionin, deri më tash nuk ka pas vullnet ishte një lloj mashtrimi dhe loje politike që u zhvilluar nga të dyja palët”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Varësisht se si do të rrjedh situata më tutje, nëse do të shkohet në qeveri teknike apo ri kthim të PAN-it 2 me LDK-në, Burjani thekson se qytetarët e Kosovës duhet të mbledhin mend, dhe të mos i votojnë asnjë nga këto parti politike në zgjedhjet e radhës.

Sipas tij, përfundimisht po shihet që interesin e kanë vetëm për pushtet dhe për klientelat e tyre, se po mashtrojnë të gjithë njësoj me premtimet parazgjedhore, kurse pas zgjedhjeve po e abuzojnë votën dhe besimin qytetar. 

“Problemi më i madhe se PAN-i është duke dalë komplet përfitues pa bazë dhe si të pangopshëm që janë, sundues të parasë publike populli tash po zhgënjehet nga të gjithë, dhe të gjithë duhet të ndëshkohen këta subjekte politike. Pra populli duhet të gjej alternativën tjetër dhe të mos votoj as PAN-in dhe as LDK-ën e VV-në sepse po tregojnë që nuk janë ajo alternative e premtuar. Nëse serish i voton qytetari të njëjtit, atëherë do të jetë kështu si është pa ndryshim, një pushtet zhvatës, plaçkitës dhe i përbërë prej përfituesish. Të gjithë po i shohim se çfarë janë këta prandaj në të ardhmen e afërt është në duart e populli se çfarë do të vendosë. Kosova ka 72 parti politike, dhe aty mundë të gjendet një alternative e pa sprovuar dhe e pa korruptuar, prandaj unë them që duhet hequr nga skena politike dhe e qeverisjes këta të njëjtit. Ndryshe nëse vazhdohet akoma me këta populli do të vuaj dhe do të ikë pak nga pak nga vendi”, përfundon profesor Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)