Aksident tragjik, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

  • 24 January 2020 - 17:16
Aksident tragjik, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

(E plotësuar) - Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti i rëndë në Pishkash, në aksin Librazhd-Qaf Thanë. Si pasojë e përplasjes së dy makinave ka ndërruar jetë një person, ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Raportohet se viktima Ardian Vreto, 45-vjeç, është vëllai i kreut të degës së PD në Librazhd, Bujar Vreto dhe ish-punonjës i policisë së Librazhdit. Ndërsa të plagosurit janë një çift nga Durrësit Adnan e Frida Sofa si dhe një grua tjetër.

Sipas policisë janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Image
Ardian Vreto

******************

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditën e së premtës në aksin Prrenjas-Librazhd.

Sipas informacioneve të para raportohet për 1 të vdekur dhe 3 të plagosur nga përplasja e dy automjeteve. Viktima është shtetasi A.V., rreth 45 vjeç. Ai ka ndërruar jetë në Spitalin e Librazhdit.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në vendin e quajtur Pishkash. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Librazhd / Informacion paraprak

Në aksin rrugor  Librazhd- Qaf Thanë,  në fshatin Pishkash, janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”,.  Si pasojë  drejtuesi i mjetit “Ford”,   shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit..

(Kosova Sot Online)