E kaluara e Aleksandër Vuçiç, ja momenti kur shtynte një “Audi” me mikun Seselj

  • 24 January 2020 - 18:32
E kaluara e Aleksandër Vuçiç, ja momenti kur shtynte një “Audi” me mikun Seselj

Tashmë të gjithë e dinë të shkuarën politike apo dhe angazhimet që ka pasur Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.


Gjatë regjimit famëkeq të Sllobodan Millosheviçit, kreu i Serbisë ka mbajtur postin e ministrit të Informacionit. Por së fundi, është publikuar një video e viteve të tij me një tjetër  person jo të respektuar nga shqiptarët, të dënuarin për krime lufte Vojisllav Seselj, njeriun që sot drejton Partinë Radikale Serbe, si një nacionalist i sëmurë e luftënxitës.

Shumë nga kundërshtarët e Vuçiçit ende dëshirojnë ta kujtojnë atë për marrëdhëniet e tij me një politikan të dënuar me 10 vjet për ‘krime lufte’ vitin e kaluar.

Është një video e vitit 1996, muaji shkurt, ku të dy, të ftuar në një tubim politik, bllokohen nga bora në rrugë e detyrohen të shtyjnë një “Audi 100” me të cilin po udhëtonin.

Kliko linkun në vijim...

https://twitter.com/miki_marjanovic/status/1209170109677424641

(Kosova Sot Online)