Përgadituni, nga nesër moti ndryshon

  • 24 January 2020 - 22:29
Përgadituni, nga nesër moti ndryshon

Të shtunën në vend do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK’së, në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, kurse vende-vende parashihet të ketë mjegull.

Instituti njofton se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

IHMK’ja paralajmëron se do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.

(Kosova Sot Online)