Gjykata Speciale i çon ftesë edhe një pjesëtari të UÇK’së

  • 24 janar 2020 - 20:41
Gjykata Speciale i çon ftesë edhe një pjesëtari të UÇK’së

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hajrush Kurtaj, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale e Hagës. Lajmin e ka konfirmuar vet Kurtaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai tha se ftesën e ka marrë sot dhe do të intervistohet me 10 shkurt në dhomat e specializuara të Hagës.

“Si një nga drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçanik, unë sot kam pranuar ftesë nga dhomat e specializuara, për t’u intervistuar më 10 Shkurt në Hagë”, ka informuar Kurtaj.

Tutje, ai tha se epoka e UÇK’së është pjesa më krenare e jetës së tij.

“Epoka e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, është pjesa më krenare e jetës sime.

Të gjitha angazhimet e mia i kam realizuar me nder dhe përgjegjësi të plotë, e me krenari të jashtëzakonshne”, shkruan Kurtaj.

Në fund ish-pjesëtari i UÇK’së tha se beson se kjo Gjykatë do ta vërtetojë luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK’së.

“Jam i bindur se edhe kjo Gjykatë do t’a vërtetojë luftën e drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe që do t’i ndalë goditjet ndaj të vërtetës së popullit tonë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Unë do t’i përgjigjem kësaj ftese, më 10 Shkurt 2020”, përfundon Kurtaj.

Image


(Kosova Sot Online)