Detajet: Çfarë pritet të ndodhë pas ftesave nga Gjykata Speciale?
“Është në duart e kryeprokurorit të përcaktoj kohën e nxjerrjes së aktakuzave të para,ndërsa tash për tash ka vetëm procedurë intervisitimi dhe asgjë më shumë. Tash e një kohë të gjatë po ndodhë procesi i intervistimit dhe gjetja e dëshmitarëve nga kjo gjykatë. Puna e kësaj gjykate është shumë e komplikuar dhe nuk dihet se si do të jetë fundi i aj gjykate dhe çfarë qëllimesh ka”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.
Edhe vitin e ri 2020, Dhomat e Specializuara të Prokurorisë në Hagë e kanë nisur me intensitetin e njëjtë, mbase edhe të shtuar me dërgimin e ftesave për intervistim të të dyshuarve dhe dëshmitarëve nga Gjykata Speciale.
E njohësit e fushës së të drejtës, vlerësojnë se kjo një dëshmi se shumë shpejtë pritet edhe ngritja e aktakuzave të para të Gjykatës Speciale, ndonëse është e pamundur të dihet, madje shumë hipotetike të spekulohet se kush mund të jenë të akuzuarit e parë.
Kështu thotë për “Kosova Sot Online” profesori i së drejtës, Blerim Burjani.
“Është në duart e kryeprokurorit të përcaktoj kohën e nxjerrjes së aktakuzave të para,ndërsa tash për tash ka vetëm procedurë intervisitimi dhe asgjë më shumë. Tash e një kohë të gjatë po ndodhë procesi i intervistimit dhe gjetja e dëshmitarëve nga kjo gjykatë. Puna e kësaj gjykate është shumë e komplikuar dhe nuk dihet se si do të jetë fundi i aj gjykate dhe çfarë qëllimesh ka”, thotë profesor Burjani për “Kosova Sot Online”.
Sipas Burjanit, shpesh herë në kuptimin politik, kjo gjykatë është kuptuar si pastrim i Kosovës nga njerëz që nuk mundë t’i kapë drejtësia kosovare,, mirëpo tëra që ka mbetur të shihet është mënyra e veprimit me ngritjen e aktakuzave të para dhe personat që do të përfshihen nga ato aktakuza.
“Deri më tash është humbur shumë kohë koti nga mos veprimi I kësaj Gjykate- Dhomave të Specializuara, prandaj kjo vonesë nuk lë shumë për të shpresuar se puna e saj do të jetë e suksesshme, veçmas në zbardhjen e vrasjeve të pa zbuluara me karakter politik në Kosovë. Pra është çështje e kësaj gjykate dhe veprimeve që duhet të ndërmarr. Deri më tash nuk ka treguar shumë seriozitet dhe efikasitet, ka humbur shumë kohë. Sido qoftë, veprimi i saj sado i vonuar që duket, do të jetë sfidë e madhe për këtë gjykatë. Sa i përket zbardhjes së vrasjeve të karakterit politik gjatë dhe pas luftës, gjasat janë të vogla edhe pse tentativa është që të bëhet zbardhja e shume rasteve të deritashme të kësaj natyre, të pa zbardhura nga drejtësia e Kosovës”, përfundon Burjani për “Kosova Sot Online”.
Kurse, profesori Riza Smaka ,thekson se dinamika e punës dhe efikasiteti i krijesave të tilla, çfarë është edhe kjo për Kosovën, varet nga interesi i politikave ndërkombëtare, të cilat edhe e kanë krijuar.
“Kolegjet Prokuroriale e Gjyqësore të Specializuara gjatë muajve të fundit kanë ftuar një numër të konsideruar të personave në cilësi të dëshmitarëve, mbase edhe të të pandehurve. Nisur nga eksperiencat e deritashme të institucioneve të provediencës ndërkombëtare në përgjithësi e referuar çështjeve juridike - penale as rrjedhimisht nuk mund të pritet ndonjë farë nivelit të efikasitetit as të eficiences së tyre. Së pakut deri tani institucionet juridike - penale të proveniencës ndërkombëtare kryesisht ishin në funksion të politikave, por më pak të juridikave ndërkombëtare”, përfundon profesori i së drejtës, Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.
(Kosova Sot Online)