Një aeroplan udhëtarësh bën ulje emergjente në Tehran

  • 26 January 2020 - 11:06
Një aeroplan udhëtarësh bën ulje emergjente në Tehran

Një aeroplan i udhëtarëve në Iran është detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroportin e Tehranit, bëri të ditur agjencia zyrtare e lajmeve.

Raportohet se aeroplani ishte nisur nga Tehrani në Stamboll, por u kthye prapa dhe ateroi në aeroportin “Mehrabad” për shkak të një problemi teknik. 

Sipas zyrtarëve të aeroportit, aeroplani është lëshuar në mënyrë të sigurt dhe askush nga personat e ndodhur në të nuk është lënduar, shkruan “Free Europe”.

Në raport nuk u saktësua lloji i problemit teknik, por dihet se aeroplani ishte pronë e kompanisë “Iran Airtour”.

Ky incident ndodhi rreth tri javë pasi Rojet Revolucionare të Iranit pranuan se e kanë qëlluar gabimisht me raketa dhe e kanë rrëzuar aeroplanin e një kompanie ukrainase më 8 janar, duke i lënë të vdekur 176 personat që ndodheshin në të.

(Kosova Sot Online)