Deputeti i LDK’së deklarohet për zhvillimet e fundit rreth koalicionit

  • 26 janar 2020 - 19:12
Deputeti i LDK’së deklarohet për zhvillimet e fundit rreth koalicionit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi, në një prononcim ka komentuar zhvillimet e fundit sa i përket negociatave për arritjen e marrëveshjes LDK-VV.

Rexhepi nuk ka dhënë shumë detaje nëse ka pasur ndonjë ofertë së fundit të VV’së, por ka theksuar me bindje se marrëveshja duhet të arrihet.

Ai madje ka paralajmëruar në mënyrë të tërthortë se nesër mund të kemi zhvillime të reja dhe se gjatë kësaj jave duhet të finalizohet marrëveshja.

“Këto formula rreth marrëveshjes nuk i di dhe nuk mundem të jap vlerësim për to por ajo që mund të them është se dy palët kanë hapësira për ta zgjidh këtë problem dhe për të mos e vonuar më tej. Ma e mira që duhet të bëhej është që nesër ditë e hënë në orën 12 të mbahej një konferencë dhe të thuhej u morëm vesh”, thotë ai.

“Formula me të cilën do të merreshin vesh nuk ka rëndësi, e rëndësishme është që të merren vesh të dy palët. Unë besoj që ma e rëndësishme asht marrëveshja e plotë dhe do të ishte mirë që të bëhej nesër, nëse kanë mundësi, ose me e paralajmëruar këtë javë, dhe javën e tjetër të mbahej Kuvendi dhe kjo do të ishte më e mira për Kosovën”

Ne do të pranojmë çdo marrëveshje për të cilën do të dakordohen të dy grupet tona punuese” ka thënë Rexhepi për media.


(Kosova Sot Online)