Vetura përfshihet nga flakët, drejtuesi arratiset
Një automjet është aksidentuar dhe ka rënë në një kanal në fshatin Risili të Vlorës.
Automjeti nga përplasja ka marrë flakë.
Drejtuesi i automjetit fatmirësisht ka dalë nga makina para se ajo të përfshihej nga flakët , zjarrfiksit po shuajnë zjarrin.
Ndërkohë dhe policia po heton shkaqet e aksidentit, ndërsa drejtuesi i automjetit tip Mercedes me targa VL 1836 C nuk është gjetur në vendin e ngjarjes.
(Kosova Sot Online)