Javë e përgjakshme, vrasjet që tronditën Prizrenin gjatë kësaj jave

  • 27 January 2020 - 10:52
Javë e përgjakshme, vrasjet që tronditën Prizrenin gjatë kësaj jave

Katër varre u hapën në Prizren për më pak se një javë. Në to u varrosën katër persona të cilët në rrethana të ndryshme u vranë. Ndërkohë për këto krime të rënda u arrestuan tre persona të tjerë. Media ju sjellë vrasjet e një javë që e lamë pas nga të cilat u trondit vendi.

Për më pak se një javë, Kosova u trondit nga katër vrasje që ndodhën. Të gjitha këto dyshohet se u kryen në rajonin e Prizrenit.

Në mëngjesin e së mërkurës (22 janar) në lagjen Ortakoll të Prizrenit çifti Durim Hadrin dhe Suada Hadri u gjetën pa shenja jete.

Afër trupave të tyre u gjetën dhe u konfiskuan një pistoletë me pesë fishekë, një kuti me 49 fishekë dhe dy gëzhoja.

Por motivi i kësaj ngjarjeje ende nuk është bërë poltësisht i ditur. Anise i dyshuari kryesor besohet të jetë djali i çiftit. Ky i dyshuar sipas organeve të hetuesisë kosovare dyshohet të jetë në Greqi.

Nga Prokuroria e Prizrenit kishin deklaruar se viktimat kanë qenë duke jetuar së bashku me djalin e tyre të vogël A.H., i moshës 35 vjeç, i cili në ditën kritike nuk është gjetur në shtëpi.

Sipas informatave të policisë, ai dyshohet se ka kaluar kufirin me Maqedoninë e Veriut dhe ka shkuar në Greqi. Deri tash, nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saktë të tij. 

“Në bazë të informatave të siguruara nga ana e policisë, dyshohet se i njëjti ka kaluar kufirin me Maqedoninë e Veriut dhe pastaj ka vajtur në Greqi. Prokuroria është në kërkim të personit në fjalë dhe në momentin që organet e ndjekjes arrijnë ta sigurojnë prezencën e tij, atëherë do të veprojë konform dispozitave ligjore deri në vërtetimin e plotë të gjendjes faktike dhe sqarimit të të gjitha rrethanave të cilat janë relevante mbi zbardhjen e këtij rasti”, thuhet në përgjigjet e Mehmetit.

Por kjo vrasje e dyfishtë nuk është e vetmja nga e cila u trondit Kosova gjatë javës që e lamë pas.

Gjatë së dielës (26 janar), në një lagje të Prizrenit ndodhi edhe një krim i rëndnë. Këtë herë viktimë ishte një 19-vjecar. Ai dyshohet se vdiq pas një përleshje me thika me një 24 dhe 26-vjeçar.

Rasti sipas policisë ka ndodhur në mesditën e26 janarit në një lagje në Prizren.

“Me date 26 janar 2020, rreth orës 15:52 min, policia rajonale në Prizren fillimisht ka pranuar nje informacion per nje person me lëndime në qendren emergjente në Prizren, pasi policia ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe duke e trajtuar rastin ka pranuar informatën se personi i lënduar ka ndërruar jetë. Viktima është E.K mashkull i moshës 19 vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Por vetëm një ditë pas më 27-janar një vrasje ndodhi në Suharekë. Aty u vra një 44-vjeçar. Për këtë rast është arrestuar një person.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i specializuar i hetimeve rajonale dhe prokurori i Shtetit dhe vendi i ngjarjes është procesuar dhe shikuar nga njësiti i forenzikës dhe hetuesit e Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe gjatë shikimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 gëzhoja të zbrazëta të armës dhe 4 pjesë metalike që dyshohet se janë të predhave të plumbit të armës së zjarrit. Ndërsa gjatë bastisjes se shtëpisë dhe automjetit të personit të dyshimte policia ka gjetur edhe armën e tipit pushkë gjysmë automatike me 2 fishek dhe 2 gëzhoja me të cilën dyshohet se është kryer krim.

Viktima është Sh.K mashkull i lindur në vitin 1976. I dyshimti S.A mashkull i lindur në vitin 1980, i cili ishte nën ndikimi e alkoolit është ndaluar dhe arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit.

Trupi i pajetë më urdhër të prokurorit dërgohet në IML për obduksion, ndërsa më rastin po merren hetimet rajonale të policisë për të kuptuar rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja.

(Kosova Sot Online)