Merkel: Në mars duam hapjen e negociatave për Shqipërinë!

  • 27 January 2020 - 12:03
Merkel: Në mars duam hapjen e negociatave për Shqipërinë!

Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se dëshiron hapjen e negociatave për vendin tonë në muajin në mars.

“Mbi të gjitha, ne duam të arrihet një marrëveshje në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 

Të dyja vendet kanë arritur shumë. Ne do të punojmë tani që këto arritje të marrin meritën e tyre me një rezultat në mars”, tha Merkel.

Rama u takua sot me Merkel në Berlin për të diskutuar për Konferencën e Donatorëve, nga e cila Shqipëria të përfitojë donacione për të mbuluar dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Image

(Kosova Sot Online)