Tronditëse: Për kaq para ndodhi vrasja në Suharekë, 44 vjeçari erdhi nga Zvicra...

  • 27 January 2020 - 17:55
Tronditëse: Për kaq para ndodhi vrasja në Suharekë, 44 vjeçari erdhi nga Zvicra...

Shaip Krasniqi 44 vjeçar mbeti mbrëmë i vrarë pranë një lokali në fshatin Maqitevë të Suharekës, pasi u qëllua me armë zjarri në kokë. Ai u vra nga një bashkëvendas i tij, i cili sipas policisë kishte qenë i dehur në momentin kur shtiu për vrasje.

Burime të disa mediave, kanë mësuar se vrasësi, është Sylejman Ahmeti, dhe që të dy, ai dhe viktima janë nga i njëjti fshat.

Ndërsa, personi që mbeti i vrarë është Shaip Krasniqi, i cili po jetonte në Zvicër dhe kishte ardhur në Kosovë për pushime.

Sipas banorëve të fshatit Maqitevë, dyshohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur si pasojë e një borxhi prej 20 eurosh.

Sipas të njejtave burime vrasja është kryer në afërsi të një lokali në këtë fshat nga një person i cili ishte duke pirë aty.

Viktima kishte hyrë në lokal, dhe në atë moment dorasi i kishte drejtuar armën që e kishte pasur me vete, dhe në atë moment viktima kishte tentuar që të ikë.

(Kosova Sot Online)