Kroacia e vendosur për integrimin e shteteve të Ballkanit në BE

  • 28 January 2020 - 20:00
Kroacia e vendosur për integrimin e shteteve të Ballkanit në BE

Gjatë semestrit të parë të vitit 2020, presidenca kroate e radhës e BE-së do t’i japë një vëmendje të posaçme politikës së zgjerimit të unionit si edhe të arritjes së përparimeve të mëtejshme nga ana e vendeve kandidate me kritere të qëndrueshme duke riafirmuar kështu perspektivën e tyre europiane, deklaroi sot sekretarja kroate e Shtetit për Çështjet Europiane, Andreja Metleko-Zgombic, në përfundim të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, që pati në qendër të diskutimeve paraqitjen e prioriteteve të presidencës kroate.

Në maj, Kroacia do të organizojë një samit informal në Zagreb me Ballkanin Perëndimor.

“Prioritetet e presidencës kroate janë të përzgjedhura mirë”, tha nga ana e tij nënkryetari i Komisionit, Maros Sefcoviç.

”Në një moment në të cilin një vend si Britania e Madhe po largohet nga BE, nuk ka kohë më të mirë se sa t’i kushtojmë vëmendje perspektivës për anëtarësimin e vendeve të tjera në Union. Gjatë javëve të ardhshme Komisioni do të prezantojë kontributin e tij për një metodologji të re”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)