Albin Kurti reagon pas vrasjes së policit në Prizren

  • 28 janar 2020 - 23:43
Albin Kurti reagon pas vrasjes së policit në Prizren

Kryetari i VV’së, Albin Kurti, ka reaguar pas vrasjes së policit në Prizren.

Një efektiv i Policisë së Kosovës u vra pas një shpërthimi gjatë një aksioni antidrogë.

“Në orët e vona të mbrëmjes na erdh një lajm i keq. Polici Sami Thaçi paska vdekur në krye të detyrës, gjatë një operacioni kundër narkotikëve në Zhur të Prizrenit”, ka thënë Kurti.

“Ngushëlloj familjen e tij dhe Policinë e Kosovës. Shpresoj që të plagosurit të jenë jashtë rrezikut dhe të bëhen mirë sa më shpejt”

Tutje ai ka shtuar se luftimi i krimit varet nga trimëria dhe sakrifica e policëve, por për këtë ai thotë se duhet të vijë një qeveri e re.

“Që të luftohet me sukses krimi në vend duhet trimëria e sakrifica e policëve, por duhet edhe një qeveri ndryshe, që mbështet policinë e ligjin, dhe lufton pa kompromis krimin”.

(Kosova Sot Online)