Tmerrohet Vuçiq, helikopteri i tij shfaq probleme në ajër

  • 30 January 2020 - 08:24
Tmerrohet Vuçiq, helikopteri i tij shfaq probleme në ajër

Paraditen e sotme, duke fluturuar me helikopter, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq për pak sa nuk është përfshirë në një incident ajror.

Për shkak të motit të keq edhe mjegullës, helikopteri me të cilin ai udhëtonte presidenti serb, ndryshoi befas drejtimin e tij.

Në një postim në Instagram, Vuçiq e ka konfirmuar dhe vetë lajmin, teksa thotë se ka qenë piloti ai që ka ndryshuar në mënyrë të suksesshme drejtimin e avionit.

Në ditët e fundit kanë ndodhur një sërë aksidentesh ajrore, në një prej të cilave humbi jetën legjenda e basketbollit Kobe Bryant së bashku me të vajzën e tij.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Na putu za Mrkonjië Grad i Drvar.

A post shared by Aleksandar Vuëië (@buducnostsrbijeav) on

(Kosova Sot Online)