Mbledhja e mbrëmshme, PDK del me konferencë

  • 30 January 2020 - 10:49
Mbledhja e mbrëmshme, PDK del me konferencë

Pas mbledhjes së kryesisë që filloi mbrëmë në ora 22:00, Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur për sot konferencë për media.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të nisur nga partia e udhëhequr nga Kadri Veseli.

Sipas PDK-së, konferenca do të mbahet në ora 11:30, në selinë qendrore të partisë.

Ndryshe, mbrëmë rreth dy orë ka zgjatur mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës.

Pas mbledhjes, para mediave shkurtimisht ka dalë drejtori i PDK-së për Komunikim dhe Media, Bashmir Xhemaj.

Xhemaj tha se  mbledhja s’ka qenë urgjente dhe se në të u diskutua për vizitën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrellit.

“Mbledhja është planifikuar të mbahet në orën 19:00, por është shtyrë në 22:00 për shkak të angazhimeve të disa anëtarëve të kryesisë. Nuk ka pasur kurrfarë urgjence, por lidhet me vizitën e z. Borrell nesër. Qëndrimet e PDK’së për këtë vizitë do të mbahen nesër përmes një konference të shypit, që do të mbahet nesër”, deklaroi mbrëmë Xhemaj.

(Kosova Sot Online)