Përfaqësuesi i Lartë zbulon bisedën: Thaçi më tha se Qeveria do të bëhet shpejt

  • 30 January 2020 - 13:49
Përfaqësuesi i Lartë zbulon bisedën: Thaçi më tha se Qeveria do të bëhet shpejt

Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell, sot në mesditë ka zhvilluar një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Borell ka theksuar faktin se Kosovës i duhet një qeveri e re, ndërkohë ka theksuar se presidenti Thaçi i ka thënë se institucionet e reja do të krijohen shumë shpejt.

Borell ka thënë se është i lumtur për  një gjë të tillë. 

“Kosovarët janë ta lirë te vendosin për fatin e vet. Ata duhet të krijojnë qeveri. Një qeveri e re duhet të krijohet sa më shpejt. Presidenti më njoftoi që kjo do të ndodhë shumë shpejt, jam i lumtur për këtë”, ka thënë Borell.

Ndërkohë aktualisht shefi i diplomacisë së BE’së është në takim me krerët e partive politike.

Në këtë takim nuk po merr pjesë partia e Kadri Veselit.

(Kosova Sot Online)