Nesër hapet pika e re kufitare Bellanoc- Stançiç
Nesër zyrtarisht hapet pika e re kufitare Bellanoc- Stançiç midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani i cili njëherësh është edhe koordinator i Qeverisë për realizimin e këtij projekti. Në ngjarje pritet pjesëmarrës të jenë edhe figura tjera të shquara nga dy vendet.
Madje, këtë informacion me opinionin e ka shpërndarë edhe kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi.
“Nesër do të bëhet zyrtarisht hapja e kufirit Bellanoc – Stançiç në ora 11:00… Jeni të mirëseardhur të gjithë, që së bashku ta festojmë këtë ditë madhështore”, ka theksuar Arifi në postimin e tij në Fejsbuk.
(Kosova Sot Online)