Coronavirusi: Rritet në 213 numri i të vdekurve në Kinë

  • 31 January 2020 - 09:36
Coronavirusi: Rritet në 213 numri i të vdekurve në Kinë

Numri i të prekurve nga Coronavirusi po shënon rritje dhe deri më tani, vetëm në Kinë janë konfirmuar 9,709 raste.

Si pasojë, thuhet se kanë ndërruar jetë 213 persona.

Të paktën kështu kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore në Kinë, shkruan CNN.

Në këtë drejtim thuhet se 204 të vdekur janë vetëm në provincën e Hubeit, ku edhe filloi shpërthimi i këtij virusi.

Ndërsa vetëm jashtë Kinës deri më tani janë konfirmuar 128 raste të prekura nga ky virus.

(Kosova Sot Online)