Një person goditet nga vetura në Prishtinë duke ikur nga qentë endacakë

  • 31 January 2020 - 21:40
Një person goditet nga vetura në Prishtinë duke ikur nga qentë endacakë

Një person ka mbetur i lënduar si rezultat i një aksidenti në rrugën C, në Prishtinë.

Dëshmitarët tregojnë se këmbësori ishte duke ikur nga qentë endacakë, e në momentin që ka dalë në rrugë duke ikur, një veturë e ka goditur.

Lajmin e ka konfirmuar, Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës. 

I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Rreth orës 19:00,kemi pranuar një informacion për një aksident trafiku në rrugën “C” ne Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një veturë. Këmbësori, mashkull ka marrë lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka konfirmuar Ahmeti.

(Kosova Sot Online)