“Pazari i madh kriminal”, kërkohet arrestimi i Shpendit me Arbër dhe Latif Kryeziun

  • 01 February 2020 - 07:31
“Pazari i madh kriminal”, kërkohet arrestimi i Shpendit me Arbër dhe Latif Kryeziun

“Heshtja e politikës edhe mundë të kuptohet, sepse kanë interesat e tyre të lidhura me bizneset, por nuk duhet të heshtë prokuroria. Tani duhet që për këtë skandal të fillon hetimi nga ana e Prokurorisë, të përcillet denoncimi në Gjykatë, dhe të reagoj urgjentisht Gjykata Themelore në Prishtinë e cila duhet të kërkon, të jep urdhër, që Shpend Ahmeti të shkarkohet nga posti i Kryetarit të Prishtinës si dhe të arrestohet së bashku me Arbër dhe Latif Kryeziun”, thotë eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

Eksperti i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci është ndarë i zhgënjyer me seancën që e mbajti të hënën Kuvendi Komunal i Prishtinës, seancë kjo e jashtëzakonshme për ndërtimet te Liqeni i Badovcit.

Në këtë seancë u aprovuan dy rekomandime. Rekomandimi i parë është që Komuna e Prishtinës të anulojë kushtet ndërtimore të lëshuara në fund të vitit të kaluar. Ndërkaq rekomandimi i dytë që të fillohen proceduarat që zonën për rreth Liqenit të Badovcit, e cila nuk është e përfshirë në peizazh të mbrojtur, të bashkohet me peizazhin e mbrojtur në parkun regjional të Gërmisë. Këto rekomandime u votuan nga asamblistët, megjithëse u tha se janë në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Eksperti Grapci shprehet se me këtë seancë, vetëm sa është trashur skandali me lejet e ndërtimit, pasi askush nuk e mori guximin të flas për skandalin e lejes ndërtimore që “Kosova Sot Online” e publikoi, lejen që Shpend Ahmeti ia ka dhënë Arbër e Latif Kryeziut për ndërtimin e 226 shtëpive lukosoze të Badovci.

Image
Dardan Grapci

“Nëse vërtet kemi prokurori serioze, tani do të duhej të nisin hetimet urgjentisht ndaj Shpend Ahmetit për pazarin me Arbër Kryeziun dhe oligarkët e pasluftës dhe të Hashim Thaçit, si Devollët dhe të tjerë, sepse nuk ka se çka të pritet të ndodhë më tutje për të reaguar prokuroria. Këtë seancë e kam përcjellë me shumë vëmendje, e, ndjekur para dhe pas dite, ku asnjë prej asambleistave nuk e ka pas guximin që ta ngritë zërin me fakte kundër Shpend Ahmetit i cili vëllezërve Kryeziu iu ka dhënë lejen për ndërtime pranë liqenit të Badovcit. Heshtja e politikës edhe mundë të kuptohet, sepse kanë interesat e tyre të lidhura me bizneset, por nuk duhet të heshtë prokuroria. Tani duhet që për këtë skandal të fillon hetimi nga ana e Prokurorisë, të përcillet denoncimi në Gjykatë, dhe të reagoj urgjentisht Gjykata Themelore në Prishtinë e cila duhet të kërkon, të jep urdhër, që Shpend Ahmeti të shkarkohet nga posti i Kryetarit të Prishtinës si dhe të arrestohet së bashku me Arbër dhe Latif Kryeziun”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, sa më shumë që heshtet skandali, aq më shumë e më thellë vazhdojnë shkatërrimet me ndërtime gjithandej Prishtinës, dhe rrezikohet edhe zona e Badovcit.

“Unë kërkoj reagim pa vonesë nga prokuroria dhe Gjykata themelore në Prishtinë sepse kjo heshtje e Gjykatës si duket ka të bëjë me njerëzit e korruptuar brenda këtij institucioni publik, sa që po presin që të shkatërrohet edhe natyra në Badovc, e vetëm pastaj të reagojnë kinse po ndërmarrim diçka. Por le ta dinë të gjithë se me shkatërrimin e Liqenit të Badovcit jo që qytetarët do e humbasin një ambient turistik por edhe bukurinë që e ka natyra, liqeni në Badovc, por mbetet një pjesë e madhe e Prishtinës pa ujin e pijes”, përfundon eksperti i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)