Vjosa Osmani jep shpresë se mund të bëhet koalicioni me VV’në

  • 01 February 2020 - 13:28
Vjosa Osmani jep shpresë se mund të bëhet koalicioni me VV’në

Vjosa Osmani ka folur para mediave në lidhje me takimin që do ta zhvillojë kryesia e LDK-së.

Ajo ka treguar që ky takim është duke u mbajtur në lidhje me diskutimin e arritjes së një marrëveshje dhe se pëpjekjet janë më intensive se më parë.

“Përpjekjet për arritjen e marrëveshjes janë më itenzive se më parë shpresoj të përfundojnë me rezultat të mirë”.

Osmani ka thënë që tani janë në fazën e përpjekjeve.

“Do të deklarohemi pas takimit për të gjitha temat sepse kemi takim konsultativ për temat që janë duke ju interesuar edhe juve” ka përfunduar Osmani.

Ndërkohë, kanë kaluar 118 ditë prej kur u mbajtën zgjedhjet dhe Vetëvendosje doli fituese. Më shumë se një muaj kanë kaluar prej se është votuar Kryetari i Kuvendit dhe është hapur mundësia e votimit për Qeverinë e Kosovës.

Dy liderët e partive, VV-së dhe LDK-së kanë ndërprerë takimet për më shumë se një javë dhe komunikimin e vetëm publik e kanë bërë me shkëmbimin e dy letrave të cilat përmbajnë ofertat e njëra tjetrës se si të formohet qeveria.

Deri më tash VV dhe LDK kanë dështuar ta arrijnë marrëveshje shkaku i mospajtimeve për të ndarë pozitat shtetërore. Tash janë bllokuar te pozita e Kryetarit të Kuvendit që e ka marrë Vetëvendosje në seancën e 26 dhjetorit.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike kanë dështuar të arrijnë marrëveshje edhe më shumë se tre muaj prej se kanë përfunduar zgjedhjet. Madje, s’janë pajtuar për ndarjen e pozitave as pas votimit të Kryetarit të Kuvendit në fund të vitit të kaluar. Prej gjashtë muajsh, Kosova vazhdon të funksionojë me Qeveri në dorëheqje.

Albin Kurti dhe Isa Mustafa ishin takuar një ditë pasi kishin përfunduar zgjedhjet e 6 tetorit. Kishin thënë se koalicioni do të arrihej më së largu 72 orë pasi të certifikoheshin zgjedhjet.  Tash, kur më 26 dhjetor është votuar Kryetari i Parlamentit, Vetëvendosje po refuzon të kthehet prapa dhe të shkarkojë ose detyrojë të japë dorëheqje njeriun që i kishte qëndruar Kurtit afër edhe kur pjesa më e madhe e njerëzve të partisë ia kthyen shpinën. 

Kurti ka thënë se Glauk Konjufca s’është Kadri Veseli për ta shkarkuar kur dy liderë partish merren vesh.

(Kosova Sot Online)