Ja sa ministri do t’i ketë qeveria e re, ky është posti i Konjufcës

  • 02 February 2020 - 10:14
Ja sa ministri do t’i ketë qeveria e re, ky është posti i Konjufcës

Albin Kurti dhe Isa Mustafa, në një konferencë për media e kanë konfirmuar arritjen e marrëveshjes për koalicion, ashtu siç raportoi me herët “Kosova Sot Online” nga burimet e saj.

“Kur na ndajnë vetëm një ditë nga seanca e kuvendit të kosovës në të cilën dop të zjgehdim qeverinë e re. Ne sot u tkauam me kryetarin e ldk së professor isa mustafën, u takuam dhe u dakorduam të takohemi edhe nesër në seancë ta zgjedhim qverinë e re. Ne tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen jemi marrë vesh për te gjitha, edhe për ndarjen e përgjegjqsive në kuadër të qeverisë së re ku do të bashkëqeverisim”, është shprehur Kurti.

“Jemi dakorduar që t’i kemi 15 ministri dhe 33 zëvendësministra kjo tregon se qeveria jonë ende pa ia nisur punës ka bërë një ndryshim të madh pasi është qeveria më e vogël. Ne kemi vlerësuar që synimi ynë që t’i kemi 12 ministri ka qenë i drejt, por kemi thënë se është një tendencë për të kursyer sa më shumë, por në anën tjetër është dëshmuar se krijimi i disa superministrive është kosto më e madhe se sa t’i kemi 12 ministri. Më mirë të bëjmë reduktimin më të shpejtë në 15 ministri se sa të presim më gjatë për 12 ministri”, ka thënë Kurti.

Tutje ai ka thënë se Konjufca nuk do të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit.

“Konjufca s’do të japë dorëheqje, por ai do të vijë në ekzekutiv”, ka thënë Kurti, i cili nuk ka bërë të ditur se çfarë posti të ri do të marrë Konjufca.

(Kosova Sot Online)