Reagon edhe Lutfi Haziri: Ja çfarë thotë tani për koalicionin VV-LDK

  • 02 February 2020 - 12:11
Reagon edhe Lutfi Haziri: Ja çfarë thotë tani për koalicionin VV-LDK

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se është jashtëzakonisht i lumtur për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes LVV’së dhe LDK’së, derisa ka kujtuar premtimin që iu kishin bërë qytetarëve se emri i kryeministrit do të kalojë nëpër zyrat e LDK’së.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haziri ka thënë se është shumë e rëndësishme që LDK i ka ruajtur parimet dhe konsistencën në qëndrime, derisa ka shtyar se i presin punë të mëdha për Kosovës.

“Ia patëm premtuar popullit që emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK’së. Jam jashtëzakonisht i lumtur që pas një procesi jo të lehtë, LDK tashmë ka arritur marrëveshjen finale me LVV. Është shumë e rëndësishme që LDK i ka ruajtur parimet dhe konsistencën në qëndrime. Koalicioni i Shpresës u bë realitet. Na presin punë të mëdha për Kosovën, për njerëzit e saj!”, ka shkruar Haziri. 

Ndryshe, sot është nënshkruar marrëveshja për koalicionin ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga LVV dhe LDK do të ketë 15 ministri, dy zëvendëskryeministra dhe rreth 33 zëvendësministra. Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, do t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

(Kosova Sot Online)