Ali Ahmeti: Lajme të mira nga Prishtina për arritjen e marrëveshjes

  • 02 February 2020 - 14:00
Ali Ahmeti: Lajme të mira nga Prishtina për arritjen e marrëveshjes

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit ndërmjet LDK’së dhe VV’së

Në një shkrim në Facebook, Ahmeti ka shkruar se zgjedhja e insititucioneve të Kosovës ka rëndësi të madhe për gjithë rajonin. 

“Lajme të mira nga Prishtina për arritjen e marrëveshjes për koalicionim midis LVV dhe LDK të arritur nga z. Kurti dhe z. Mustafa. Uroj ditë të mbarë nesër në Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhje të qeverisë së re të dalur nga rezultati i zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe vullneti i qytetarëve. Zgjedhja e institucioneve të Kosovës ka rëndësi të madhe për gjithë rajonin tonë dhe bashkëpunimi jonë nuk do të mungojë”, ka shkruar Ahmeti.

(Kosova Sot Online)