Ja nëntoka kriminale që po e shpëton Shpend Ahmetin nga burgu

  • 02 February 2020 - 18:53
Ja nëntoka kriminale që po e shpëton Shpend Ahmetin nga burgu

 “U vërtetua edhe zyrtarisht se Shpend Hajni është i kapur me kanalet e nënokës kriminale për përfitime të tija personale, dhe ndarjen e pazarit të trashë. Mirëpo, kjo nuk mjafton vetëm me fjalë, ky grup banditësh e mafiozësh urgjentisht duhet të japin dorëheqje, dhe të përgjigjen para drejtësisë që pa më të voglin dyshim do të përfundonin në burg. Mirëpo, e keqja më e madhe është se prokuroria dhe sistemi i kalbur, gjyqësori në Kosovë është i kapur nga kryemafiozët e nëntokës kriminale, sepse natyrisht që këta janë të veshur me xhaketën e shtetit”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

 

Kuvendi Komunal i Prishtinës, të hënën që lamë pas ka mbajtur seancën e jashtëzakonshme për ndërtimet në Liqenin e Badovcit. 

Në seancë u aprovuan dy rekomandime. Rekomandimi i parë është që Komuna e Prishtinës të anulojë kushtet ndërtimore të lëshuara në fund të vitit të kaluar. Ndërkaq rekomandimi i dytë që të fillohen proceduarat që zonën për rreth Liqenit të Badovcit, e cila nuk është e përfshirë në peizazh të mbrojtur, të bashkohet me peizazhin e mbrojtur në parkun regjional të Gërmisë. Këto rekomandime u votuan nga asamblistët, megjithëse u tha se janë në kundërshtim me ligjet në fuqi. 

Image
Reshat Badallaj

Këtë seancë e ka përcjellë me vëmendje edhe analisti politik, Reshat Badallaj, i cili vlerëson se asamblistët kanë dështuar të jenë në krye të detyrës, pasi askush prej tyre nuk e mori guximin të flas për skandalin e lejes ndërtimore që “Kosova Sot Online” e publikoi ditë më parë në vazhdimësi, lejen që Shpend Ahmeti ia ka dhënë Arbër e Latif Kryeziut për ndërtimin e 226 shtëpive luksoze te Badovci. 

Prandaj sipas Badallajt, edhe pse asamblistët e kanë heshtur këtë mega skandal, është në dorë të Prokurorisë së Kosovës që të merret me të.

“Ta nisë një hetim urgjentisht ndaj Ahmetit për këtë pazar me Arbër Kryeziun dhe oligarkët e pasluftës dhe të Hashim Thaçit, si Devollët dhe të tjerë pas tyre, sepse nuk ka se çka të pritet të ndodhë më shumë se ky krim me letra që po ndodhë kundër ambientit, natyrës që e rrethon Prishtinën. U vërtetua edhe zyrtarisht se Shpend Hajni është i kapur me kanalet e nënokes kriminale për përfitime të tija personale dhe ndarjen e pazarit të trashë. Mirëpo, kjo nuk mjafton vetëm fjalë, ky grup banditësh e mafiozësh urgjentisht duhet të japin dorëheqje dhe të përgjigjen para drejtësisë që pa më të voglin dyshim do të përfundonin në burg. Mirëpo, e keqja më e madhe është se prokuroria dhe sistemi i kalbur, gjyqësori në Kosovë është i kapur nga krye mafiozët e nëntokës kriminale, sepse natyrisht që këta janë të veshur me xhaketën e shtetit”, thotë për “Kosova Sot Online” analisti politik, Reshat Badallaj . 

Sipas Badallajt, heshtja që po bëhet nga asamblistët komunal, por edhe nga drejtësia për këtë krim me ndërtime, është një krim i dyfishtë, pasi këtë po e bënë politika dhe pushteti së bashku me mekanizmat e së drejtës që janë kapur nga krimi. 

“Të heshtet për këtë hata të madhe në dëm të vendit kjo nuk do fare koment. Kjo u dëshmua se prokurori të mirëfilltë nuk kemi sepse botërisht dihen se sa afera dhe skandale kriminale ndodhën në Kosovë nga banda serbe Devolli, nga harambashi Ramiz Kelmendi, nga Hashim zeza dhe në përgjithësi nga mafio oligarkët dhe kryebanditët e majave të shtetit dhe të bandave politike, dhe lëre që nuk u burgos askush por as që u trazuan dhe ja prishën tymin e duhanit. Krimi heshtet edhe nga opozita sepse kjo është e vdekur dhe nuk e kanë hallin e qytetarit, por vetëm për pozita dhe si ta vjedhin popullin. Kjo është turp i llojit të vetë”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Badallajt, krimi nuk ndalohet dhe as nuk luftohet me debate e fjalë të kota, nëse nuk merren vendime të prera konkrete dhe nuk vepron drejtësia. 

“Nuk mjaftojnë vetëm fjalë në hava, por duhet burgosur sa më parë këta krye kriminelë, këta krye matrapazë e shkuar krye matrapazëve sepse po e paguan populli, e këta krye hajna vetëm trashin xhepat me hajni e mos e gëzofshin kurrë këtë hajni që e kanë bërë në kurriz të popullit”, përfundon analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)