Zbulohen me emra: Ja edhe kush duhet të përfundojë në burg bashkë me Shpend Ahmetin

  • 03 February 2020 - 07:43
Zbulohen me emra: Ja edhe kush duhet të përfundojë në burg bashkë me Shpend Ahmetin

“Ndaj para drejtësisë do duhej të përgjigjet edhe Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu dhe klika e tyre për implikimin në krim të organizuar të shitjes së lejeve ndërtimore në Prishtinë. Përndryshe shkelja e ligjit dhe shitja e lejeve ndërtimore, po vazhdon të bëhet legale duke rrezikuar kështu edhe shkatërrimin e zonës së mbrojtur ambientalistike të Badocit dhe burimeve të ujit të pijes, përderisa në të njëjtën kohë për dy mandate të plota Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu dhe Ardian Olluri si vegël e këtyre dyve, paguhen nga mafio-oligarkët për ta bllokuar dhënien e lejeve ndërtimore, për ata që nuk mundë të paguajnë”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online” .

Organizatat e Shoqërisë civile, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS); Balkan Green Foundation (BGF); Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Instituti GAP, kanë dorëzuan të premten kallëzimin penal ndaj Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), për veprimet e tij lidhur me rastin e ndërtimeve në hapësirën e Liqenit të Badovcit.

Rreth këtij zhvillimi të fundit që sadopak është pozitiv, duke marr parasysh që Prokuroria nuk po vepron sipas detyrës zyrtare, ka folur edhe analisti politik, Gani Qarri.

Qarri konsideron se pas konfrontimeve të ashpra me udhëheqësit komunal të Prishtinës dhe akuzave të bazuara ndaj Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, është veprim i drejtë dhe i qëlluar ky i fundit, i ndërmarr nga Organizatat e Shoqërisë civile, që kanë dorëzuar përfundimisht kallëzimin penal.

Image
Gani Qarri

“Sepse me këtë kallëzim penal, hapet mundësia për jetim akoma më gjithëpërfshirës rreth kësaj afere, duke përfshirë këtu edhe zyrtarët komunal, edhe vetë kryetarin e komunës Shpend Ahmetin. Do të kishte qenë shumë më e rrugës që së bashku me ministrinë, në këtë Kallëzim penal të përfshihet edhe komuna, Shpend Ahmeti me klanin e tij, sepse nuk është përgjegjësia këtu vetëm e një zyrtari në ministri. Kështu që duket se më në fund po merr rrugë edhe zbardhja e skemës së krimit të organizuar, me këtë mega skandal, ndaj për sqarimin e plotë të këtij rasti, duhet të ketë kurajë edhe Prokurori si dhe Gjykatat e ndikuara nga mafio politika dhe mafia ndërtimore që ta ndjekin deri në fund këtë skemë të krimit të organizuar, ndër më profitabilët, në vend, siç është krimi në fushën e ndërtimeve urbane. Por habit fakti se pse shoqëria civile nuk ka guxuar të ngriti padi edhe ndaj kryetarit Shpend Ahmeti, apo ndoshta janë mafio-oligarkët ata që po përpiqen ta shpëtojnë edhe këtë herë,Shpend Jahtin. Në fakt as Shpendi nuk do duhej të amnistohej nga ndjekja dhe hetimi lidhur me këtë rast, përfshi edhe drejtorinë e urbanizmit pasi që siç dihet mirëfilli, në komunë ekziston dhe funksionon zyra ligjore, zyrë që deri vonë e ka udhëheq Ardian Olluri, krahu i djathtë i Shpend Ahmetit, të cilin tani Shpendi e ka pozicionuar nga zyra ligjore në drejtor të urbanizmit”, thotë analisti Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Pra sipas Qarrit, gjithçka që ka ndodhur në komunë, ka ndodhur me ndërlidhje dhe me interes në mes Shpend Ahmetit dhe vartësve të tij.

“Siç dihet vet Shpend Ahmeti dhe ish-shefi i zyrës ligjore ne komunën e Prishtinës, tani drejtor i urbanizmit, ua dhanë kushtet ndërtimore oligarkëve që paguajnë LEKE për konton që krejt Kosova e din si funksionin, përveç prokurorisë e cila për vite të tëra, mbyll sytë edhe para akteve më të trishta kundërligjore. Ndaj para drejtësisë do duhej të përgjigjet edhe Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu dhe klika e tyre për implikimin në krim të organizuar të shitjes së lejeve ndërtimore në Prishtinë. Përndryshe shkelja e ligjit dhe shitja e lejeve ndërtimore, po vazhdon të bëhet legale duke rrezikuar kështu edhe shkatërrimin e zonës së mbrojtur ambientalistike të Badocit dhe burimeve të ujit të pijes, përderisa në të njëjtën kohë për dy mandate të plota Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu dhe Ardian Olluri si vegël e këtyre dyve, paguhen nga mafio-oligarkët për ta bllokuar dhënien e lejeve ndërtimore, për ata që nuk mundë të paguajnë”, shton Qarri për “Kosova Sot Online”.

“Dhe fatkeqësisht, tash e sa kohë, lejet ndërtimore nuk lëshohen nga Shpend Jahti pa marrë haraçin, siç rrëfehen edhe vetë të punësuarit në urbanizëm se shefat e tyre paguhen jo vetëm për të dhënë leje ndërtimore, por edhe për të bllokuar dhënien e këtyre lejeve, personave apo bizneseve që nuk janë pjesë e nëntokës kriminale”, përfundon analisti politik, Gani Qari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)