Kurti: Ata që s’më kanë dashur, e kanë shansin të përfundojnë sot karrierën time

  • 03 February 2020 - 12:21
Kurti: Ata që s’më kanë dashur, e kanë shansin të përfundojnë sot karrierën time

Lideri i Lëvizje Vetëvendosje, Albin Kurti në fjalimin e tij në seancën plenare për votimin e Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga ai ka deklaruar se do të përgatitet padi për Serbinë e krimeve të kryera në Kosovë.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të udhëheqë bisedimet e Kosovës me Serbinë, me ekip profesionale.

Ai deklaroi se këto ditë ka mbushur 23 vjet aktivitet në politikë dhe se sot është shansi që ata që e kanë dashur si opozitë ta duan edhe tani, dhe ata që nuk e kanë dashur si opozitë e kanë shansin të përfundojnë karrierën e tij.

“Jam i gatshëm për dialogun me Serbinë, që të udhëheq me një ekipe profesionale e shoqërore. Nuk konsideroj se jam më i mençuri, as me i dituri, as me i guximshmi në këtë shtet. Jam ai që jam për shkak se jam bashkë me të tjerët. Këto ditë më janë mbushur 23 vjet aktivitet politikë dhe sot ndodhem këtu para jush, plot 23 vjet si opozitë dhe sot këtu më ndanë vetëm një votim i juaji nga përfundimi i karrierës sime politike, të tillë çfarë dihej deri më tani. Ata që më kanë dashur si opozitë besoj se duhet të më duan edhe tani dhe ata që nuk më kanë dashur e kanë shansin të më përfundojnë karrierën”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)