Donika Gërvalla me fjalë të rënda për Kadri Veselin

  • 03 February 2020 - 13:45
Donika Gërvalla me fjalë të rënda për Kadri Veselin

Aktivistja e LDK-së në Gjermani Donika Gërvalla-Schwarz, i ka reaguar ashpër kryetarit të PDK-së Kadri Veselit.

Ajo në një postim në Facebook, ka thënë se Veseli po “i ka hije opozita”.

Sipas saj, Veseli “po bërtet e po kërcënon”, por po harron se “qytetarët e Republikës ia hoqën dhëmbët më 6 tetor 2019 dhe askush më nuk i frikësohet”.

Postimi i plotë:

Sa po i ka hije Kadri Veselit opozita.

Po bërtet e po kërcënon, por po harron që qytetarët e Republikës ia hoqën dhëmbët më 6 tetor 2019 dhe askush më nuk i frikësohet.

Vodhën, shantazhuan, vranë dhe prapë mendojnë që mund ta drejtojnë gishtin kah të tjerët.

Bash bajat tipi!

(Kosova Sot Online)