Mjeku kinez që kishte njoftuar i pari për virusin infektohet edhe vetë

  • 04 February 2020 - 11:18
Mjeku kinez që kishte njoftuar i pari për virusin infektohet edhe vetë

Më 30 dhjetor të vitit të kaluar, Li Wenliang e kishte hedhur një “bombë” në një aplikacion të mesazheve në internet. Ai kishte thënë se shtatë pacientë janë diagnostikuar me një sëmundje të ngjashme me virusin SARS.

Ai sqaroi se, sipas testeve që i kishte parë, sëmundja ishte koronavirus – familje e madhe e viruseve, ku përfshihet edhe virusi SARS.

Në vitin 2003, qindra persona kishin vdekur nga virusi SARSA. “Unë vetëm desha që të kërkoj nga kolegët që të jenë të kujdesshëm”, tha ai. 

Mjeku 34-vjeçar nga qyteti Wuhan, i cili është epiqendra e virusit të ri, u kishte thënë miqve që t’i paralajmërojnë të afërmit e tyre në mënyrë private. Megjithatë, pas disa orëve, mesazhet e tij ishin publikuar dhe shpërndarë shumë. “Kur i pashë mesazhet duke qarkulluar në internet, kuptova se kanë dalë nga kontrolli im dhe ndoshta do të ndëshkohesha”, tha mjeku Li.

Ai kishte të drejtë. Disa orë pas publikimit të mesazheve, mjeku u akuzua nga policia lokale për përhapje të thashethemeve, shkruan “CNN”.

Nga një sektor i kujdesit intensive në spital, ai i tha rrjetit CNN se të shtunën e ka marrë lajmin se është i infektuar me koronavirus.

(Kosova Sot Online)