Milaim Zeka zbulon arsyen se pse Vjosa Osmani hoqi foton e Thaçit

  • 04 February 2020 - 13:52
Milaim Zeka zbulon arsyen se pse Vjosa Osmani hoqi foton e Thaçit

Ish-deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Milaim Zeka, përmes një postimi në Facebok, ka shkruar në lidhje me largiin fotografin e Presidentit, Hashim Thaçi duke e vendosur fotografinë e Ibrahim Rugovës.

Zeka, kujton kohën kur PDK-ja, ishte në pushtet dhe kishin urdhëruar të heqin foton e Rugoves duke shtuar që veprimi i Osmanit nuk ishte I duhuri dhe se nuk ndodhë asgjë nëse mbanë foton e Thaçit edhe nëse fotoja mbetët aty.

Postimi i plotë

Lufta me fotografi dhe mesimet nga PDK-ja

Ju kujtohet ajo nata e zeze, kur Jakup Krasniqi, si kryetar i Kuvendit te Republikes te Kosoves kishe dhene urdher qe te hiqej foto e Ibrahim Rugoves? Lluge u kane ba. Nderhyri ambasada amerikane qe te rivendosej foto.

Per mendimin tim, Vjosa nuk ka bere mire me heqjen e Fotografiae se Presidentit aktual. Ne te gjithe i kemi kryer shkollat me fotot e Titos neper klase, edhe nuk u ba nami. Nuk u bame titist. As Vjosa nuk bahet thaçiste pse mbane foton e presidentit te shtetit te Kosoves. Vjosa paska thane se mbase vjen ndonje president ose presidente me e mire. Ky eshte perceptim. Cilido qe vjen, per dikend ka me qene i keq.

(Kosova Sot Online)