Lutfi Haziri lajmërohet nga Brukseli, paralajmëron vizitë të Donald Tuskut në Prishtinë

  • 04 February 2020 - 21:12
Lutfi Haziri lajmërohet nga Brukseli, paralajmëron vizitë të Donald Tuskut në Prishtinë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, po paralajmëron një vizitë në Prishtinë të ish-shefit të Komisionit Evropian, Donald Tusk.

Haziri është takuar sot me ish-zyrtarin e lartë evropian në Bruksel, ku po qëndron aktualisht për një vizitë zyrtare.

Tusk, që tani është kryetar i Partive Popullore Evropiane, e ka përshëndetur, sipas Hazirit, formimin e Qeverisë, dhe “ka vlerësuar lartë rolin e LDK në funksionalizimin e institucioneve të Kosovës”.

Haziri ka shkruar në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, në internet, se “PPE mbështetë LDK’në, në zbatimin e politikave zhvillimore për Kosovën”.

“Me ftesë të Kryetarit Mustafa, shumë shpejtë pritet që z. Tusk ta vizitojë Kosovën”, ka paralajmëruar Haziri.

(Kosova Sot Online)