Ftohtë, shi dhe borë: Ky do të jetë moti për ditët në vazhdim

  • 05 February 2020 - 08:03
Ftohtë, shi dhe borë: Ky do të jetë moti për ditët në vazhdim

Cikloni ‘Petra’ sonte gjatë natës do të kaloj mbi rajonin tonë, ku pritet të sjellë reshje shiu, e më pas edhe reshje bore, ndërsa nga verilindja e kontinentit do të fillojnë të depërtojnë masa të ftohta polare.

Ditën e mërkurë do të mbajë mot i ftohtë dhe me erëra të fuqishme veriore, e kohëpaskohe priten reshje bore, e nga Dukagjini të përziera edhe me shi gjatë ditës. Reshjet e borës do të vazhdojnë vende-vende edhe mëngjesin e ditës së enjte. Të enjten më ftohtë, temperaturat nga rrafshi i Kosovës mund të mbeten gjatë tërë ditës nën 0C.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të zbresin në të mira dhe mesatare, e nga mbrëmja e së enjtes, me qetësimin e erërave, pritet të rriten edhe në të pashëndetshme.

5.02.2020 – Mot i fohtë, kryesisht i vranët dhe me erëra të fuqishme veriore. Herët në mëngjes reshje më intenzive të borës. Ditën kohëpaskohe reshje të dobëta bore. Në vise malore reshje të dendura bore. Në rajonin e Dukagjinit gjatë ditës reshjet do të jenë të përziera bore dhe shiu. Do të fryejë erë mesatare dhe e fuqishme nga veriperëndimi 7-18m/s. Nga rajoni i Istogut ekziston mundësia që të ketë erëra më të stuhishme me hove edhe nga 20m/s deri 30 m/s (70km/h-110km/h). Indeksi UV: 1.

6.02.2020 – Mot shumë i ftohtë. Në mëngjes kryesisht me vransira, vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore. Ditën vransirat do të shpërndahen dhe priten kthjellime. Erërat gradualisht do të pushojnë dhe do të fryejnë mesatarisht të fuqishme nga verilindja 3-11m/s. Indeksi UV: 2.

(Kosova Sot Online)