Gjuriq: Të huajt duan nënshtrimin e Serbisë në dialog, njëjtë si Albin Kurti

  • 05 February 2020 - 11:55
Gjuriq: Të huajt duan nënshtrimin e Serbisë në dialog, njëjtë si Albin Kurti

Drejtuesi i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar edhe një herë ndaj deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth asaj se nuk mund të ketë marrëveshje në rast se Serbia ulet në tavolinë me synimin për të fituar diçka.

Sipas tij Kurti nuk dëshiron kurrfarë marrëveshje me Serbinë, por vetëm poshtërimin dhe kapitullimin e Beogradit, gjë që sipas tij nuk do të ndodh kurrë. 

‘Serbia kurrë nuk do të pranojë nënshtrimin poshtërues që dëshiron Kurti. Për fat të keq ata e duan një gjë të tillë dhe nuk po e fshehin, edhe mentorët e huaj që e mbështetën atë për të arritur në pozicionin që është tani”, ka thënë Gjuriq.

Gjatë ditës së djeshme Kurti ka thënë se nuk mund të ketë një marrëveshje, nëse synimi i Beogradit është që të marrë diçka në negociata.

(Kosova Sot Online)