I vjen ‘goditja’ e rëndë: Ky është turpi i Fatmir Limajt në Kuvendin e Kosovës

  • 05 February 2020 - 16:45
I vjen ‘goditja’ e rëndë: Ky është turpi i Fatmir Limajt në Kuvendin e Kosovës

“Sidomos Limaj me fjalimin e tij të çuditshëm në foltoren e Kuvendit të Kosovës, sikur e ftonte dhe donte ti thoshte publikisht Albin Kurtit, që në vend të leximit të librave, të vidhte sa më shumë para, ashtu siç ka vepruar deri më tani vet Fatmir Limaj me shokë. Deklarata e njërit nga multimilionerët dhe arkitektët kryesor të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë, i cili përveç përfoljes për transferimin e çantave të mbushura me para, në shifra-disa dhjetëra milionëshe jashtë shtetit, Fatmir Limaj akuzohet nga bashkëpunëtorët dhe bashkë partiakët e tij të deridjeshëm edhe për bojlerët e mbushur me para në muret e shtëpisë”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Gani Qarri, e ka vlerësuar dhe gjykuar si tepër skandaloze deklaratën e Fatmir Limajt në Kuvendin e Kosovës, kur publikisht kërkoi nga Kurti të mos lexonte shumë.

Sipas Qarrit, një mentalitet të tillë e ushqejnë vetëm ata njerëz në politikë që kanë hyrë si "komandantë të politikes", prandaj i tillë u dëshmua edhe Fatmir Limaj.

Image
Fatmir Limaj

“Si të tjerët komandantë gjysmë analfabete, kur ia lejon vetes të bëjë deklaratë të tillë, komandantë që si ish-kolegët e tij partiak funksionojnë përmes sekserëve që bëjnë pazare të nivelit jo më të lartë se të bodigardëve, të cilët nuk dinë asgjë, nuk lexojnë por implementojnë urdhëratë e "komandantëve". Deklarata e Limajt, ministri i partisë së të cilit shkatërroi tërësisht edhe arsimin në Kosovë, kur kërkoi publikisht nga z. Albin Kurti që të mos lexonte shumë, jo vetëm se ishte deklaratë gjysmanalfabetësh dhe e pa dëgjuar kurrë në foltore parlamentesh të cilit do vend tjetër në Evropën e shekullit XXI, por edhe tejet skandaloze dhe pafundësisht e pa precedent, për kohën në të cilën aktualisht ne jetojmë. Fjalime gjysmë analfabetësh që përsërisnin njëri tjetrin dhe shpërfaqën edhe një herë, katërçipërisht,shkallën e mjerimit kulturor dhe nivelin e ulët arsimor të deputetëve opozitar, përkundër titujve të lartë të marrë me njohësi dhe blerë me para”, thotë analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”. 

Më tej, Qarri thekson se siç u dëshmua edhe në debatet e tyre në parlament, deklarata dinë t’i bëjnë vetëm deputetët e pashkollë nga provincat e PDK-së, AAK, dhe NISMA-së, të cilët jo vetëm se nuk dinin t’i lexonin fjalimet e përgatitura nga partia, por nuk mund t’i shqiptonin as fjalët e veta si duhet.

“Pallavragji që jo vetëm se nuk e dëmtuan Kurtin as koalicionin e sapo formuar, por i bën nderë edhe Qeverisë së re. Për aq më keq, deputetët e tillë i futën frikën në palcë gjithë popullit të këtij vendi, se nga çfarë njerëzish është përfaqësuar ai dhe udhëhequr deri më tani Republika e Kosovës. Madje sidomos Limaj me fjalimin e tij të çuditshëm në foltoren e Kuvendit të Kosovës, sikur e ftonte dhe donte ti thoshte publikisht Albin Kurtit, që në vend të leximit të librave, të vidhte sa më shumë para,ashtu siç ka vepruar deri më tani vet Fatmir Limaj me shokë. Deklarata e njërit nga multimilionerët dhe arkitektët kryesor të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë, i cili përveç përfoljes për transferimin e çantave të mbushura me para, në shifra, disa dhjetëra milionëshe jashtë shtetit, Fatmir Limaj akuzohet nga bashkëpunëtorët dhe bashkë partiakët e tij të deridjeshëm edhe për bojlerët e mbushur me para në muret e shtëpisë”, shton Qarri për “Kosova Sot Online”.

“Kjo dëshmon edhe një herë më tepër se Limaj, nuk është asgjë më tepër se sa një "komandant i politikes", njëjtë si të tjerët komandantë gjysmë analfabetë,i cili ende ia lejon vetes të bëjë deklarata të tilla të paprecedent, komandantë që si ish-kolegët e tij partiak funksionojnë përmes sekserëve që bëjnë pazare të pista të nivelit jo më të lartë se të bodigardeve, që nuk lexojnë kurrë libra as gazeta dhe nuk dinë asgjë më shumë se sa të implementojne vetëm urdhrat e "komandantëve", përfundon Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)