Raporti me të dhëna tronditëse për Kosovën dhe Shqipërinë, alarmohen dy shtetet...

  • 07 February 2020 - 07:36
Raporti me të dhëna tronditëse për Kosovën dhe Shqipërinë, alarmohen dy shtetet...

“Pushtetarët e të dyja shteteve shqiptare, mjerisht nuk u morën me papunësinë e pjesës më të fuqishme të popullatës, nuk e zhvilluan ekonomin e vendit që është edhe shpirti i kombit, u morën me mafiozët e kanaleve kriminale të nëntokës, duke u marr me kontrabandë droge, armatim, arin e zi me miliona litra naftë, leje ndërtimi duke i dhënë me para në dorë dhe atë me thasë, papunësia vlonte, qytetaret vuanin për bukën e gojës, të pa punë, kryebanditët, kryekriminelët, krye vagabondët e veshur në xhaketën e shtetit punësonin familjarët dhe akrabatë e tyre dhe atë në dikasteret më të fuqishme dhe po se po hajnia më të madhe. Populli, nuk është as budalla e as i verbër duke parë këtë krim të organizuar të kanaleve të nëntokës më kriminale në Evropë, nuk pati rrugë tjetër vetme vetëm të ikin dhe kjo ikje nuk është e tëra”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Ditë më parë është publikuar raport më i ri i Eurostatit, i cili i kushtohet ekskluzivisht lëvizjes së popullatës shqiptare nga Kosova dhe Shqipëria drejt vendeve perëndimore, braktisjes së shtetit të tyre duke siguruar gjithandej shteteve të ndryshme në Evropë leje qëndrimi dhe punësimi në periudha të gjata kohore, që shkojnë deri në zhvendosjen e tyre të plotë dhe heqje dorë nga shtetësia e shtetit amë.

Sipas të dhënave më të reja të Eurostatit, rreth 80% e lejeve të reja të qëndrimit të dhëna për shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Bashkimin Evropian janë dhënë për një periudhë më të gjatë se 12 muaj. Vetëm në vitin 2018 janë dhënë mbi 50 mijë leje qëndrimi për një periudhë më të gjatë se një vit, nga rreth 62 mijë e 500 leje që janë dhënë në total. E në krahasim me një vit më parë, numri i lejeve të qëndrimit me kohë të gjatë janë rritur me 17%. Eurostat raporton se 15% e lejeve të tjera të qëndrimit që janë dhënë për herë të parë janë lëshuar për një periudhë kohë për 6 deri në 11 muaj.

Ndërsa 4% e lejeve, rreth 2280 leje, janë dhënë për një periudhë kohë 3 deri në 5 muaj. Megjithatë thuhet që pas vitit 2013, lejet e qëndrimit të lëshuara nga Gjermania janë rritur me një ritëm të shpejtë. Gjermania përgjigjet për 16% të lejeve të qëndrimit të lëshuara në total në vitin e fundit. Prej tyre, pjesa më e madhe, mbi 6600 leje janë dhënë për më shumë se 12 muaj.

E lidhur me këtë, analisti politik, Reshat Badallaj thotë se kjo mënyrë e zbrazjes së dy shteteve shqiptare, për fat të keq është pasojë e kapjes nga politika e inkriminuar, krimi dhe korrupsioni zyrtar deri në majat e shtetit, fenomen ky që e ka kapur Kosovën dhe Shqipërinë.

Image
Reshat Badallaj

“Zbrazja e trojeve shqiptare deshëm apo s´deshëm ne mjerisht po ndodhë me të madhe dhe krejt me keq qeverisjen e kryebanditëve te majave të shtetit andej e këndej Drinit. Kryebanditët e majave të shtetit si në Kosovë si në Shqipëri dhe në Maqedoni, e kanë lënë popullin të pa shpresë dhe atë vetëm me premtime dhe mashtrime boshe dhe në fund, ata u tradhtuan nga këta lehaqentë që u treguan se punonin vetëm për interesa të tyre personale, dhe u vërtetua se me hajni dhe duke thithur djersën e taksapaguesve u bënë më të kamur se sheikët e Arabisë dhe siguruan pasuri marramendëse, kur populli i njeh se deri para luftës ishin të këputur dhe leckaman”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, problemet sociale dhe humbja e perspektivës për një vend pune në shtetin e tyre, po i detyron shqiptarët nga Kosova dhe Shqipëria që të detyrohen të heqin dorë edhe nga shtetësia, dhe të shpërngulen përfundimisht nga trojet e tyre.

“Pushtetarët e të dyja shteteve shqiptare, mjerisht nuk u morën me papunësinë e pjesës më të fuqishme të popullatës, nuk e zhvilluan ekonomin e vendit që është edhe shpirti i kombit, u morën me mafiozët e kanaleve kriminale të nëntokës, duke u marr me kontrabandë droge, armatim, arin e zi me miliona litra naftë, leje ndërtimi duke i dhënë me para në dorë dhe atë me thasë, papunësia vlonte, qytetaret vuanin për bukën e gojës, të pa punë, kryebanditët, kryekriminelët, krye vagabondët e veshur në xhaketën e shtetit punësonin familjarët dhe akrabatë e tyre dhe atë në dikasteret më të fuqishme dhe po se po hajnia më të madhe. Populli, nuk është as budalla e as i verbër duke parë këtë krim të organizuar të kanaleve të nëntokës më kriminale në Evropë, nuk pati rrugë tjetër vetme vetëm të ikin dhe kjo ikje nuk është e tëra”, shton Badallaj për “Kosova Sot Online”.

“Po të lejohet ikja pa pengesë nga vendet evropiane nuk do të gjeje asnjë qytetar, si thuhet në popull as për ilaçe, as në Kosovë dhe as në Shqipëri, sepse i ka prekur thika në asht dhe në palcë me këta kryebanditë, e krye vagabondë duke i mashtruar dhe tradhtuar me dekada të tëra e me premtime të kota. Pra, faji i zbrazjes të trojeve shqiptare nuk është askush tjetër pos keq qeverisja e kryebanditëve dhe krye hajnave të majave të shtetit, qoftë këndej dhe andej Drinit, që na qiten hije të zezë si emër”, përfundon analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)