Albin Kurti: Vdekja e Nexhmije Pagarushës është humbje e madhe për të gjithë

  • 07 February 2020 - 14:53
Albin Kurti: Vdekja e Nexhmije Pagarushës është humbje e madhe për të gjithë

Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar të gjithë artdashësit për ndarjen nga jeta të këngëtares Nexhmije Pagurushën.

Kryeministri Kurti ka shkruar në Facebook se zëri i Nexhmije Pagarushës nuk pushon.

“Bilbili na la. Këngët e saj po më sillen nëpër kokë. Zëri i saj s’pushon. Mes pak minutave të lirë nga takimi në takim, që po i kam, po e gjej veten duke menduar rreth këtyre këngëve”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shkruar se vdekja e Nexhmije Pagarushës është humbje e madhe për të gjithë popullin e muzikën.

(Kosova Sot Online)