Osmani: Duam që pritjet e qytetarëve t’i bëjmë realitet

  • 07 February 2020 - 15:17
Osmani: Duam që pritjet e qytetarëve t’i bëjmë realitet

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Zyrës Diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais.

Në këtë takim është diskutuar bashkëpunimi i deritanishëm me shtetin belg, si dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të Mbretërisë së Belgjikës.

Ambasadori Servais tha se zgjedhja e Osmanit në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës është mesazh tepër pozitiv, të cilin Kosova ia ka dërguar botës demokratike. Sipas tij, Belgjika do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën edhe në të ardhmen në të gjitha dimensionet.

Ndërkohë, Osmani tha se duan që pritjet e qytetarëve t’i bëjnë realitet.

 “Dështimi nuk është opsion. Ne duam që pritjet e qytetarëve t’i bëjmë realitet”, deklaroi Osmani.

(Kosova Sot Online)