Kërkohet urgjentisht hetim për Haradinajn dhe ish Ministrat e tij

  • 08 February 2020 - 07:44
Kërkohet urgjentisht hetim për Haradinajn dhe ish Ministrat e tij

“Ne jemi dëshmitar që i gjithë mandati i PAN-it ishte mandat për përfitime sa më të mëdha, par tu pasuruar klientelat e ndryshme të instaluara në qeveri dhe në institucionet e pa varura. Ata madje i rritën pagat e tyre duke i dyfishuar ato dhe përsëri sikur nuk ju kanë mjaftuar por raportohet të kenë shpenzuar edhe për dreka e darka, për udhëtime zyrtare vetëm për të bërë qef. Kjo praktikë e shpenzimit të parasë publike duhet audituar duhet hetuar nga prokurorja e shtetit dhe të gjithë përgjegjësit për abuzim në kohën e qeverisë pa mandat, duhet ndëshkuar”, thotë Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Ragip Guraziu, e sheh tepër të nevojshëm fillimin e një hetimi të detajuar nga ekipe të specializuara të Prokurorisë së Shtetit, lidhur me raportimet e fundit për shpenzimin e pakontrolluar të buxhetit të shtetit nga qeveria e kaluar e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Në nga momenti kur dha dorëheqje Haradinaj, dhe deri në formimin e qeverisë Kurti, shpenzimet e realizuara vetëm për udhëtime, mëditje, dreka e darka dhe karburante, arrijnë vlerën në mbi 159 mijë euro. Në këtë shumë hyjnë shpenzimet e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe të 11 ish-ministrave, nga gjithsej 21 sa kishte qeveria e kaluar.

Duke shprehur shqetësimin se mundë të ketë akoma shifra të tjera të fshehura dhe të pa raportuara, analisti politik, Ragip Guraziu kërkon hetim nga prokuroria.

Image
Ragip Guraziu

“Ministrat e ish PAN-it masakruan buxhetin e Kosovës dhe domosdo duhet urgjentisht të nisin hetimet ndaj ish ministrave të PAN-it të cilët masakruan buxhetin e Kosovës, si dhe e zhvaten deri në palcë buxhetin e shtetit, edhe ashtu të varfër të Kosovës. Është alarm për secilin qytetar me logjikë të shëndosh raportimi në media, sipas të cilit, që nga 19 korriku i vitit 2019, kur qeveria e kaluar mori titullin e qeverisë në largim, shpenzimet për udhëtime, mëditje, dreka e darka dhe karburante, janë shtuar, duke arritur vlerën në mbi 159 mijë euro. Është sakatosje e buxhetit të shtetit kjo që ka ndodhur, është zhvatje e llojit të vetë që i kanë bërë të gjithë pa dallim, sepse në këtë shumë hyjnë shpenzimet e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe të 11 ish-ministrave, nga gjithsej 21 sa kishte qeveria e kaluar. E të tjerët shihet që nuk i kanë bërë publike këto shpenzime, prandaj vetëm një hetim nga prokuroria do ti zbardhte edhe shpenzimet tjera”, thotë analisti Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, pas dorëheqjes së Haradinajt, nuk ka pasur më asnjë arsye të vetme që të krijohen shpenzime të tilla, pasi qeveria ka qenë pa mandat.

“Ne jemi dëshmitar që i gjithë mandati i PAN-it ishte mandat për përfitime sa më të mëdha, par tu pasuruar klientelat e ndryshme të instaluara në qeveri dhe në institucionet e pa varura. Ata madje i rritën pagat e tyre duke i dyfishuar ato dhe përsëri sikur nuk ju kanë mjaftuar por raportohet të kenë shpenzuar edhe për dreka e darka, për udhëtime zyrtare vetëm për të bërë qef. Kjo praktikë e shpenzimit të parasë publike duhet audituar duhet hetuar nga prokurorja e shtetit dhe të gjithë përgjegjësit për abuzim në kohën e qeverisë pa mandat, duhet ndëshkuar”, deklaron analisti politik, Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)