Pakistani do t’i varë publikisht dhunuesit dhe vrasësit e fëmijëve

  • 08 February 2020 - 10:44
Pakistani do t’i varë publikisht dhunuesit dhe vrasësit e fëmijëve

Kuvendi i Pakistanit të premten e miratoi rezolutën me të cilën bëhet thirrje për varjen në publik të vrasësve dhe dhunuesve të fëmijëve.

Kjo rezolutë erdhi pas rritjes së numrit të rasteve të dhunimit të fëmijëve, të cilat kanë nxitur protesta në mbarë vendin me shumicë myslimane.

Ali Muhammad Khan, ministër i çështjeve parlamentare, tha: “Vrasësit dhe dhunuesit e fëmijëve jo vetëm që duhet të dënohen me varje, por varja duhet të kryhet në publik.”

“Kurani na udhëzon që vrasësi duhet të varet”, shtoi ai.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për një kohë të gjatë kanë kërkuar që të hiqet dënimi me vdekje, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Sidoqoftë, pas tërheqjes së këtij dënimi të rëndë, numri i rasteve të dhunimit të fëmijëve ka shënuar rritje në Pakistan.

Tash për tash, asnjë krim në Pakistan nuk dënohet me varje në publik, por pritet që qeveria ta zbatojë thirrjen e kuvendit.

(Kosova Sot Online)