Vjen kërkesa e parë për Ministrinë e Infrastrukturës, kërkohet ‘goditja’ e rëndë për Devollët

  • 09 February 2020 - 10:02
Vjen kërkesa e parë për Ministrinë e Infrastrukturës, kërkohet ‘goditja’ e rëndë për Devollët

T/ “Për ta treguar gatishmërinë luftës kundër krimit dhe korrupsionit të legalizuar me letra, unë mendoj që kjo do të ishte detyrë mbi detyrat dhe e domosdoshme, që ministri Lumir Abdixhikut ta ndërpres kontratën e homologimit me Devollët, për t´ia prerë këmbët hajnisë. Hajnia që ka vite që bëhet nga banda me gjak serbi që quhet Devolli, por që këtë hajni e bëjnë në emër të homologimit për t´i vjedhur qytetaret dhe për tu pasuruar banda kriminale e kanaleve të nëntokës”, thotë analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Ndryshimet që ndodhën në kupolën drejtuese të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, me ikjen e Palë Lekajt dhe ardhjen e Lumir Abdixhikut, analistët politikë kërkojnë që përfundimisht të merren masa nga ana e ministrit të ri edhe për ndërprerjen e kontratës kriminale të homologimit të Shkëlqim Devollit.

Kështu ka thënë për “Kosova Sot Online” edhe analisti politik, Reshat Badallaj.

Por jo vetëm kaq, Badallaj thotë se përveç ndërprerjes së kontratës, ministri duhet që të ia dorëzojë menjëherë për hetim prokurorisë kontratën e kundërligjshme, të nënshkruar më shumë se 10 vite më parë nga Ministria e Transportit, përmes së cilës kontratë, Devollët e zhvatën popullin pa asnjë nevojë dhe pa asnjë konkurrencë, për qindra miliona euro.

Image
Reshat Badallaj

“Për ta treguar gatishmërinë luftës kundër krimit dhe korrupsionit të legalizuar me letra, unë mendoj që kjo do të ishte detyrë mbi detyrat dhe e domosdoshme, që ministri Lumir Abdixhikut ta ndërpres kontratën e homologimit me Devollët, për t´ia prerë këmbët hajnisë. Hajnia që ka vite që bëhet nga banda me gjak serbi që quhet Devolli, por që këtë hajni e bëjnë në emër të homologimit për t´i vjedhur qytetaret dhe për tu pasuruar banda kriminale e kanaleve të nëntokës”, thotë analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, nxjerrja para drejtësisë e përgjegjësve për këtë kontratë kriminale, do ta zbulonte një rrjet të tërë mafiozësh që kanë përfituar prej saj.

“Prandaj është shumë e domosdoshme që ajo të ndërpritet dhe të dërgohet për hetim nga prokuroria, për të zbuluar rrjetin kriminal që e ka mbrojtur dhe mbajtur në funksion për 10 vite të plota, e që po vazhdon akoma. Por, një gjë duhet ditur se çdo qytetar duhet të ketë në mendje se kjo bandë hajnash nuk e ka bërë vetëm këtë plaçkë, por, prapa shpinës ka dhe ortak të kësaj hajnie që kanë qenë dhe janë kryebanditët e majave të larta të shtetit dhe krye kapot e bandave politike. Aq më keq që këto banda bashkërisht jua mbyllën gojën deri tani edhe drejtësisë, atyre puthadorëve që quhet sistemi i kalbur gjyqësor, dhe mu për këtë i detyronin qytetarët deshën apo s´deshën që të paguajnë këtë hajni, dhe krye hajnat të trashin xhepat e tyre. Dhe, për të mos ndodhur më tej kjo hajni e këtyre bandave të kanaleve të nëntokës kriminale duhet urgjentisht që të ndërpritet që ka një decenie me të cilën plaçkiten qytetarët”, shton Badallaj për “Kosova Sot Online”. 

Me dërgimin e kontratës në prokurori, Badallaj thotë se duhet urgjentisht të aktivizohet gjykata, në mënyrë që të gjykohen përgjegjësit dhe të iu konfiskohet pasuria.

“Kjo nuk do të mjaftonte duke përfunduar vetëm me kaq, me ndërprerje, por do të duhej të hetohen që nga fillimi, pastaj t´iu konfiskohet pasuria dhe të burgosen këta hajna dhe bashkëpunëtor të Serbisë fashiste sepse mos ndërprerja e kësaj hajnie në pikë të ditës shkon në dëm të qytetarëve të Kosovës, ndaj duhet vepruar sa më parë dhe duhet edhe gjykuar kjo bandë kriminale, duhet të vihen në hekura. Përveç kësaj bande edhe të gjithë ata që e mbështetën dhe heshtën deri më tash pasi që e kanë ndarë pazarin bashkërisht”, përfundon analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)