Nën tingujt e këngëve të saj, Nexhmije Pagarusha përcillet për në banesën e fundit

  • 09 February 2020 - 11:49
Nën tingujt e këngëve të saj, Nexhmije Pagarusha përcillet për në banesën e fundit

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, kanë përfunduar  homazhet për nder të Nexhmije Pagarushës, ndërsa trupi i pa jetë i këngëtares kosovare po përcillet për në banesën e fundit.

Arkicoli do të parakalojë në sheshet kryesore të Prishtinës, aty ku qytetarët do të mund që t’i japin asaj lamtumirën e fundit. 

Këngëtarja e famshme shqiptare ka ndërruar jetë të premten në moshën 86-vjeçare.

Ajo do të varroset në fshatin e saj të lindjes në Pagarushë sipas amanetit të saj dhe ceremonia e varrimit do të jetë familjare.

(Kosova Sot Online)