Stuhia shkakton katastrofë në Britani, pema zë poshtë drejtuesin e “Mercedez-it”

  • 10 February 2020 - 13:04
Stuhia shkakton katastrofë në Britani, pema zë poshtë drejtuesin e “Mercedez-it”

Stuhia “Ciara” ka shkaktuar viktimën e parë në Britani. Mediat raportojnë se një pemë ra mbi një “Mercedez”, duke lënë të vdekur shoferin 58-vjeçar.

Ajo po shkakton probleme të shumta në Mbretërinë e Bashkuar. Era e fortë dhe shirat e dendur kanë mbërthyer vendin, ndërsa udhëtarët po hasin vështirësi të mëdha të arrijnë në destinacionet e tyre. 

Në shumë janë regjistruar përmbytje, ndërsa autoritetet lëshuan një paralajmërim duke u kërkuar banorëve të tregojnë kujdes pasi moti i keq mund të shkaktojë viktima.

Kompanitë ajrore kanë anuluar dhjetëra fluturime dhe metrotë kanë këshilluar pasagjerët që të mos udhëtojnë gjatë stuhisë.

(Kosova Sot Online)